Lajme

Sunday, 12 August 2018 16:00

Fillon viti i ri shkollor në Danimarkë

Written by
Rate this item
(0 votes)
Të hënën me 13 gusht 2018 filloi viti i ri shkollor 2018/2019 në Danimarkë.

Viti i ri shkollor në gjithë Danimarkën fillon gjithnjë në javën e dytë të muajt gusht, dhe mbaron në javën e fundit të muajit qershor. Viti shkollor për nxënësit zgjat 40 javë ose 200 ditë pune, ndërsa çdo mësues punon 37 orë në javë ose 1924 orë në vit dhe ligjëron afërsisht 26 orë mësimore në javë.

Për cdo vit të ri shkollor, ministria e arsimit vendos reklama nëpër autobusët urban dhe nëpër rrugët afër shkollave fillore. Këto reklama janë me fëmijë shkollor dhe i rekomandojnë shoferët të kenë kujdes që mos të shkelin ndonjë fëmijë dhe vecanërisht fëmijët që nisin në klasat parashkollore dhe në klasën e 1.

Më tepër për kujdesin për fëmijët fillestar në komunikacion lexoni në danisht në www.sikkertrafik.dk

Nga: Bardhyl Islami

Read 880 times

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 16.14
Shkurtimi i ditës për 8 orë e 45 minuta
Hëna e re doli me 7 nëntor
Hëna e plotë do të bëhet me 23 nëntor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk