Lajme

Saturday, 15 April 2017 22:34

DIASPORA SHQIPTARE E DANIMARKËS, PËR PUSHIMIN E PASHKËVE ZGJODHI EVROPËN Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Këtë vit për pushimin e pashkëve, diaspora shqiptare e Danimarkës zgjodhi të mos udhëtojë për në atdhe, por të mbajë pushim në shtetet e Evropës. Kjo shihet qartë nëpër shoqata, klube dhe xhamitë e shqiptarëve në Danimarkë të cilat janë të stërmbushura me myshterinjë dhe xhematë. Disa nga diaspora e Danimarkës kanë shfrytëzuar këto ditë pushimi ti vizitojnë familjarët dhe shoqërinë që kanë nëpër shtetet tjera të Evropës.

 

Arsyet, pse diaspora shqiptare e Danimarkës nuk ka udhëtuar për pushime në atdhe ndihen qartë tek bashkatdhetarët nga gjendja jostabile dhe e rrezikshme në atdhe, shprehen shumica e bashkatdhetarëve nga Danimarka.

 

Gjendja jostabile, ka rritur dhe çmimet e biletave me aeroplan, gjë që vështirëson udhëtimin e diapsorës shqiptare për në atdhe. Me atë vlerë të çmimit të biletave për në atdhe, një bashkatdhetar që jeton në Danimarkë mund të udhëtojë në një tjetër vend të Evropës inklusivisht dhe hoteli.

Me mosudhëtimin e diasporës shqiptare në atdhe, dihet se do të ulet dhe buxheti shtetëror i atdheut, ku gjithë e dijmë qartë se burimi kryesor i mbushjes së buxhetit të shtetit/atdheut është diaspora.

 

Shpresojmë në një zgjidhje të gjendjes kaotike dhe jostabile sa më shpejtë në atdhe. Përndryshe kjo gjendje do të reflektojë edhe në pushimet verore, ku ndoshta diaspora do të ndihet e pasigurt dhe nuk do të zgjedh destinacion atdheun.

 

Nga: Bardhyl Islami

 

Read 322 times Last modified on Saturday, 15 April 2017 22:34

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 18.20
Shkurtimi i ditës për 6 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 19 tetor
Hëna e plotë u bë me 5 tetor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk