Lajme

Saturday, 20 April 2019 12:01

Diaspora e RMV është e interesuar për të votuar në atdhe Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Në zgjedhjet për kryetar të R. së Maqedonisë së Veriut 2019 që do të mbahen me 21 prill 2019, të drejtë vote kanë edhe diaspora e RMV, të cilët duhet të rregjistrohen në listen e posaçme zgjedhore për diasporën e RMV. Por diaspora e RMV, edhe këtë rradhë thuajse e gjitha ka udhëtuar për të votuar në atdhe për kryetarin e ardhshëm të RMV.

Në listen zgjedhore të diasporës së RMV janë të rregjistruar vetëm 77.597 votues nga 1.808.131 votues sa ka gjithë RMV. Diasporasit votojnë në përfaqësitë diplomatike konsullore të RMV. Çdohere që ka zgjedhje në RMV, këta 77.597 votues duhet përhere të rregjistrohen online në webfaqen e KSHZ së RMV www.sec.mk që të mund të votojnë nëpër përfaqësitë diplomatike konsullore të RMV.

Për zgjedhjet për kryetar të RMV 2019 janë rregjistruar vetëm 1.781 votues nga diaspora nga 77.597 votues. Në Danimarkë, në listën zgjedhore të diasporës janë të rregjistruar të votojnë vetëm 38 votues për këto zgjedhje.

Êshtë për tu habitur fakti që shumë pak votues rregjistrohen në listën zgjedhore të diasporës, duke marrë parasysh numrin afërsisht 500.000 banorë të RMV që jetojnë jashtë vendit!

Burim info: KSHZ e RMV www.sec.mk

Nga: Bardhyl Islami

Read 75 times

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 6.01
Perendimi i diellit - ora 20.19
Zgjatja e ditës për 7 orë e 22 minutë
Hëna e re doli me 5 prill
Hëna e plotë do të bëhet me 19 prill

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk