Lajme

Thursday, 25 July 2013 13:21

Deficiti buxhetor do të mbulohet nga mërgimtarët

Written by
Rate this item
(0 votes)
Argumenti i parë është se nuk ekziston nevojë për rebalanc të buxhetit pasi deficitin buxhetor tani e amortizojnë të ardhurat nga mërgimtarët, ndërsa argumenti i dytë është se, pushteti me vetëdije i ik rebalancit pasi ka drojë nga përsëritja e skenarit të incidenteve gjatë miratimit të buxhetit.

 

Shkup, 23 korrik - Gjithnjë e më tepër janë shtuar zërat se Ministria e Financave këtë vit nuk ka ndër mend të propozojë rebalanc të buxhetit. Argumenti i parë është se nuk ekziston nevojë për rebalanc pasi deficitin buxhetor tani e amortizojnë të ardhurat nga mërgimtarët, ndërsa argumenti i dytë është se pushteti me vetëdije i ik rebalancit pasi ka drojë nga skenari i propozimit të më shumë amendamenteve nga opozita, ashtu siç ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar kur edhe u shkaktuan incidente. Deputeti i opozitës Marjanço Nikollov, thotë se Ministria e Financave nuk planifikon deri në fund të këtij viti të bëjë rishikim të buxhetit kurse arsyeja e vetme sipas tij, janë shpenzimet pa kriter, përfshi këtu edhe fushatën e zgjedhjeve lokaleve të 24 marsit, të cilat e kanë zbrazur buxhetin, duke krijuar minusin mbi 200 milionë euro. “Ministri i financave nuk do të bënë rishikim të buxhetit për shkak se kjo qeveri i frikohet se sërish rishikimi i buxhetit do të bllokohet nga deputetët  e opozitës në Parlament”, thotë ai. Deputeti i LSDM-së, Nikollov shprehet se ministria e Financave është e detyruar të bëjë rishikim të buxhetit për shkak të deficitit të lartë që është krijuar gjatë pesë muajve të parë të viti. “Nëse deri tani Ministria nuk ofroi rishikim të buxhetit para deputetëve, ka shumë pak ka gjasa që kjo të ndodhë në shtator. E gjithë kjo sipas meje bëhet për shkak se ministri i Financave, Zoran Stavrevski është i vetëdijshëm se sërish do të përsëritet 24 dhjetori i vitit të kaluar. Megjithatë, Stavrevski edhe sikur të planifikon rishikim të buxhetit ai duhet të ketë kujdes shkurtimet të mos bien mbi kurriz të shfrytëzuesve të mjeteve buxhetore , pra rrogat e administratës, pensionet dhe transferet sociale të mbeten në të njëjtin nivel”, thotë Nikollov. “Jo vetëm frika nga skenari i dhjetorit të vitit të kaluar, ministria e financave do të duhej të ndryshonte komplet buxhetit e vitit 2013 që do të thotë të ndërpres të gjitha shpenzimet dhe ndërtimin e projektit  “Shkupi 2014”, gjë që nuk i përshtatet kësaj qeverie”, tha Nikollov. Ndërkaq, deputeti i BDI- së Nedim Ramizi dhe ish zëvendësministër i Financave shprehet se nuk do të ketë rishikimit të buxhetit për shkak se realizimi i të hyrave në buxhet gjatë muajit qershor dhe korrik që po realizohet në mënyrë të shkëlqyeshme.“Nuk do të ketë rishikim të buxhetit, sepse të hyrat në buxhet për muajin qershor dhe korrik po realizohen sipas të gjitha zërave të konceptuara në buxhetin e vitit 2013. Se buxheti kështu i konceptuar do të realizohet me vet faktin se në korrik dhe gusht në Maqedoni vijnë numër i madh i mërgimtarëve dhe me harxhime që do të bëjnë ata gjatë dy muajve sa do të qëndrojnë në vendlindje, do të ndikojnë që të mbulohet minusi i krijuar për 5 muajt e parë të vitit”, thotë Ramizi.

Nga: Zejnulla Veseli

Burim info: KOHA -Maqedoni

Read 1366 times Last modified on Thursday, 25 July 2013 13:26

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 5.49
Perendimi i diellit - ora 20.37
Shkurtimi i ditës për 2 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 30 gusht
Hëna e plotë u bë me 15 gusht

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk