Lajme

Thursday, 21 August 2014 22:05

Danimarkë - viti i ri shkollor me reformën e re në arsim

Written by
Rate this item
(0 votes)
Me 11 gusht 2014 filloi viti i ri shkollor 2014/2015 në Danimarkë. Viti i ri shkollor në gjithë Danimarkën gjithnjë fillon në javën e dytë të muajt gusht, dhe mbaron në javën e fundit të muajit qershor. Viti shkollor për nxënësit zgjat 40 javë ose 200 ditë pune, ndërsa çdo mësues punon 37 orë në javë ose 1924 orë në vit dhe ligjëron afërsisht 26 orë mësimore. Ky vit i ri shkollor filloi dhe me reformën e re në shkollën filllore....

 

Kjo reformë e re është më e madhja deri më tani. Reforma e re në arsim përmban ndryshime rrënjësore në shkollën fillore të Danimarkës.


Reforma e re parasheh mësim qëllimor, më shumë orë mësimore për mësuesit dhe nxënësit, dmth nxësësit do të rinë më gjatë në shkollë, mësuesit do të punojnë 37 orë në lokalet e shkollës, dmth edhe orët përgaditore do ti mbajnë në shkollë, gjuha angleze fillon që në klasën e 1, drejtorit (inspektorit) të shkollës i jepen më shumë kompetenca autonome ekzekutive, të gjitha shtesat u hiqen mësuesve në rrogat e tyre, drejtori vendos në bazë të meritës se cili mësues mund ti marrë shtesa në rrogë, etj.


Është interesante se për cdo vit të ri shkollor ministria e arsimit vendos reklama nëpër autobusët urban dhe nëpër rrugët ku janë afër shkollat fillore. Këto reklama janë me fëmijë shkollor, dhe i rekomandojnë shoferët të kenë kujdes nëpër këto rrugë dhe mos të shkelin ndonjë fëmijë dhe vecanërisht fëmijët që nisin në klasat parashkollore dhe në klasën e 1. Sivjet janë gjithesej 67.500 nxënës fillestar në komunikacion te cilët nisin në klasë parashkollore dhe në klasën e 1. Më tepër për kujdesin për fëmijët fillestar në komunikacion lexoni në danisht në www.sikkertrafik.dk


Nga: Bardhyl Islami
 

Read 1378 times Last modified on Thursday, 21 August 2014 22:21

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 4.34
Perendimi i diellit - ora 21.53
Shkurtimi i ditës për 0 orë e 9 minuta
Hëna e re doli me 2 korrik
Hëna e plotë do të bëhet me 16 korrik

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk