Lajme

Tuesday, 02 January 2018 16:18

Çka është Gheto Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Një gheto është një lagje me një popullsi njëdrejtimshe, shpesh që ka një përkatësi të njëjtë etnike ose lagje e banuar nga një komunitet veçantë.



Në Danimarkë, Ministria e Transportit, Ndërtimit dhe Strehimit publikon çdo vit një listë të lagjeve gheto.

Në Danimarkë, një qytet rregjistrohet në listën gheto, nëse plotëson të paktën tre nga pesë kriteret e përzgjedhjes.

  1. Papunësisë,
  2. Krimit,
  3. Origjinës etnike,
  4. Arsimit dhe
  5. Të ardhurave.


Besohet se fjala 'gheto' vjen nga lagja Ghetto i Venedikut. Këtu në këtë lagje në vitin 1516, autoritetet lejuan pakicën hebreje për t'u vendosur në një lagje të përcaktuar.

Nga të dhënat e muajit dhjetor 2017, në Danimarkë janë 13 komuna që kanë lagje gheto, pesë lagje të banuara gheto u fshinë nga lista, ndërsa dy lagje të reja u rregjistruan në listën gheto të Danimarkës.

Rënia e lagjeve gheto është kryesisht për shkak të rënies së numrit të personave të dënuar për krime, shkruan Ministria e Transportit, Ndërtimit dhe Strehimit.



Nga: Bardhyl Islami

Read 139 times Last modified on Tuesday, 02 January 2018 17:21

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 8.38
Perendimi i diellit - ora 15.55
Zgjatja e ditës për 0 orë e 21 minuta
Hëna e re do të dalë me 17 janar
Hëna e plotë u bë me 2 janar

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk