Lajme

Friday, 26 April 2013 21:57

Çfarë përfshin marrëveshtja e re e punës OK13?

Written by
Rate this item
(0 votes)
Marrëveshtja e re e punës OK13 për mësuesit në Danimarkë e cila u votua në parlamentin danez të premten me 26 prill 2013 parasheh disa ndryshime në orët e përgatitjes dhe të punës së mësuesve si dhe në disa privilegje për mësuesit mbi 60 vet.

 


Këtu mund ta shihni dallimin në disa pika të shkurta se cfar ndyshime do të ketë në shkolla pas 1 gushtit 2013.

 

Përpara me marrëveshtjen OK08


- Orët e punës zgjidhen kolektivisht dhe mësuesi vet dispononte me orët për përgatitje në mësim
- Një mësues ka një normë të rregullt dhe të përhershme për përgatitje për çdo orë mësimore
- Mësuesi është i detyruar që orët mësimore dhe mbledhjet ti mbajë në shkollë, por është i lirë që orët e pregatitjes ti bëjë gjatë gjithë ditës kur të ketë mundësi, edhe në shtëpi nëse dëshiron.
- Mësuesit mbi 60 vjet kanë mundësi të zvogëlojnë orët e punës me 175 orë nga 1924 orë sa duhet të punojë një mësues në vjet.

 

Pastaj me marrëveshtjen e re OK13


- Udhëheqësi i shkollës vendosën për çdo mësues se sa orë pune do të ketë dhe sa orë për përgatitje i duhet çdo mësuesi
- Mësuesi duhet të punojë në lokalet e shkollës 37 orë në javë
- Mësuesit do të marrin një rritje në rrogë afërsisht 300 – 400 korona daneze para tatimit personal (før skat).
- Privilegjet për mësuesit mbi 60 vjet zhduken gradualisht.

 

Këtojanë disa nga ndryshimet në marrëveshtjen e re të punës për mësuesit në Danimarkë. Marrëveshtjen e plotë lexoni në danisht në klfnet.dk

Nga: Bardhyl Islami

Read 1764 times Last modified on Friday, 26 April 2013 22:43

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 5.49
Perendimi i diellit - ora 20.37
Shkurtimi i ditës për 2 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 30 gusht
Hëna e plotë u bë me 15 gusht

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk