Lajme

Wednesday, 13 September 2017 20:02

CBB mobil shpëton mërgimtarët shqiptarë në Danimarkë Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Shqiptarët nga Maqedonia që jetojnë në Danimarkë, kur udhëtojnë për pushime në Maqedoni blejnë një numër të ri për mobilin e tyre, por shumëherë janë gënjyer, vjedhur dhe keqshërbyer nga kompania e telefonisë T-Mobile dhe VIP në Maqedoni.

Edhe pse blen mbushje për numrin nga T-Mobile dhe VIP për 10 euro, ende pa e përdorur njoftohesh se nuk ke kredi në mobil. Kompanitë në fjalë nuk ofrojnë shërbime për ankesa as edhe në webfaqen e tyre. Shumë mërgimtarë kanë reaguar dhe ankuar drejtpërdrejt në shitoret e kompanive por kanë hasur në keqshërbim bile dhe nënçmim nga kompania T-Mobile dhe VIP.


Tani e tutje, nuk keni nevojë të bleni një numër në Maqedoni, vetëm e vetëm të keni internet, por bleni një numër në CBB në Danimarkë dhe keni 6 GB internet inkluzivisht në paketën mujore dhe e keni më lirë.


Nëse jeni nga Maqedonia dhe do të udhëtoni për pushime në Maqedoni, nuk keni nevojë më të bleni numër telefoni për mobilin tuaj derisa të jeni për pushime atje. Tani kompania e telefonisë daneze CBB ka një ofertë për ju që ka zgjëruar rrjetin e roaming’ut dhe tani mbulon me roaming deri më 44 shtete të Europës, ndër to edhe në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë dhe gjitha shtetet e Ballkanit.


Shiko në fund të artikullit foto me listën e shteteve ku mbulon roaming’u.


CBB ka disa paketa me parapagim mujor, ndër të cilat më e përshtatshmjapër mërgimtarët është EU ROAMING ABONNEMENTER për 149,- kr në muaj. Paketa ofron 10 ORË BISEDA që vlen edhe në Danimarkë edhe në Maqedoni, dhe 40 GB INTERNET në Danimarkë dhe 6 GB INTERNET në 44 shtete në Europë.


10 ORË BISEDA kur ndodhesh në Danimarkë është falas të flasish në Danimarkë dhe numrat e shteteve të BE, por kushton çdo minutë kur kërkon në një numër jashtë BE.
10 ORË BISEDA kur ndodhesh në Maqedoni, mund ti përdorish falas për thirrje në Danimarkë dhe gjitha shtetet e BE por kushton nëse kërkon një numër nga Maqedonia ose shtete që nuk janë anëtare të BE.
6GB internet i ke falas deri sa je në këto 44 shtete që mbulon CBB me roaming.


Dobësia e vetme e kësaj pako është se, derisa ndodhesh në Maqedoni, familjarët dhe shokët me numrat e Maqedonisë u kushton shumë shtrejt të të kërkojnë ty me këtë numër të CBB!

Lexo më tepër këtu.


Nga: Bardhyl Islami

Read 579 times Last modified on Wednesday, 13 September 2017 20:10

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 8.30
Perendimi i diellit - ora 15.35
Shkurtimi i ditës për 10 orë e 23 minuta
Hëna e re do të dalë me 18 dhjetor
Hëna e plotë u bë me 3 dhjetor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk