Lajme

Tuesday, 27 February 2018 20:33

BIO-SHPORTA PËR MBETURINA, SUKSES Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Në gusht të vitit të kaluar, komuna e Kopenhagës filloi me pilot projektin me BIO-shportat për mbeturina. Bio-shporta dhe najlloni është e prodhuar nga përbërje organike.

Në këtë Bio-shportë duhet të mblidhen gjitha mbeturinat organike, që pastaj komuna e Kopenhagës i përdorë për prodhimin e energjisë për nxemje qendrore për qytetin dhe për bio gaz për autobusat urban në qytetin e Kopenhagës.

Në fillim, askush nuk besonte që banorët e Kopenhagës do ta përkrahin bio-projektin, madje mediumet bënin shaka për këtë bio projekt. Por, vetëm pas një muaji u panë rrezultatet positive.

Vetëm në muajin gusht 2017 u mblodhën 188 ton mbeturina organike. Suksesi vazhdoi dhe komuna e Kopenhagës shpërndau falas bio-shportat për gjithë banorët në kryeqytet dhe vetëm në dhjetor 2017 u mblodhën 1.066 ton mbeturina organike, ndërsa për gjithë vitin 2017 u mblodhën 4.400 ton mbeturina organike.

Në bazë të këtyre të dhënave, komuna parasheh që për vitin 2018 të mblidhen 14.000 ton mbeturina organike.

 

Nga: Bardhyl Islami

Read 405 times Last modified on Tuesday, 27 February 2018 20:39

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 6.40
Perendimi i diellit - ora 19.47
Zgjatja e ditës për 6 orë e 11 minuta
Hëna e re do të dalë me 16 prill
Hëna e plotë u bë me 31 mars

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk