Lajme

Saturday, 25 May 2019 18:38

Alarm - fëmijët shqiptarë në Danimarkë janë duke u asimiluar Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Në Danimarkë janë duke u paraqitur shifra alarmante për ndjekjen e mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë! Në gjithë Danimarkën, nga rreth 20.000 shqiptarë, janë vetëm 12 klasa me gjithsej 120 fëmijë shqiptarë që ndjekin mësimin e gjuhës amtare shqipe!

 

Mësimi i gjuhës amtare është në kompetenca të komunave në Danimarkë dhe janë vetëm 3 komuna që ndajnë buxhet për mësimin e gjuhës amtare për të huajt: Kopenhaga, Ballerup dhe Ålborg.

Vetëm komuna e Kopenhagës ka një buxhet prej 8 milionë korona daneze për mësimin e gjuhës amtare për fëmijët dygjuhësorë. Mësimi i gjuhës amtare në Danimarkë ofrohet në 43 gjuhë të ndryshme botërore. Nëse mblidhen minimum 12 prindër me të dhënat e fëmijëve, këta komuna janë të obliguara të hapin klasa të reja me mësim në gjuhën amtare.

Komunat ofrojnë 3 orë mësimore në javë me mësim të gjuhës amtare. Mësimi mbahet në lokalet e shkollave fillore publike në Danimarkë, d.m.th. me gjithë kushtet dhe teknologjisë më të reja në klasa. Materialet mësimore dhe pagat e mësuesve poashtu i mbulon komuna. Kohën e fundit materialet mësimore i sjell falas Ministria e Diasporës së R. Kosovës dhe materialet janë të përshtatura apostafat për fëmijët e diasporës.

Nëse marrim parasysh numrin e përgjithshëm të shqiptarëve në Danimarkë që përafërsisht janë afër 20.000 dhe nëse do të mundohemi të përkthejmë këto numra në përqindje se sa fëmijë ndjekin mësimin shqip, rezultati është shumë alarmues. Fëmijët e shqiptarëve në Danimarkë janë duke harruar gjuhën amtare, kulturën, traditat, me një fjalë IDENTITETIN e tyre. Pas një dekade, gjithë kjo gjeneratë që tani nuk ndjek mësimin e gjuhës amtare, do të asimilohet!

Fatkeqësisht, në 5 vitet e fundit ka rra shumë interesimi i familjeve shqiptare në Danimarkë, që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën amtare!

Thënë me një fjalë: Buxhet ka, Danimarka ofron mësimin e gjuhës amtare falas për gjithë fëmijët e huaj, por interesim nuk ka!

 

Nga: Bardhyl Islami

 

 

 

Read 423 times Last modified on Saturday, 25 May 2019 22:25

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.21
Perendimi i diellit - ora 18.34
Shkurtimi i ditës për 6 orë e 15 minuta
Hëna e re doli me 28 shtator
Hëna e plotë do të bëhet me 13 tetor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk