Lajme

Thursday, 06 June 2013 20:46

Abdylaziz Durmishi me ekspozitë në Malme të Suedis

Written by
Rate this item
(0 votes)
Nga data 1 qershor në qytetin e Eurovizionit Malme në Suedi piktori Tetovar Abdylaziz Durmishi ka hapurë ekspozitën e tij.



Në galerin e arteve në qytetin e Mallmës autori ka ekspozuar piktura me pejsazhe nga vendlindja dhe vendet skandinave që përcjellin mesazhin e paqës dhe lumturisë ndërnjerëzore. Ekspozita ka hasur një interesim të madh si tek vizitorët ashtu edhe tek mediat suedeze.
 
Kjo ekspozitë do të zgjatë deri më datë 15 të këtij muaj dhe gjatë muajit tetor e njeta do të prezantohet edhe para publikut në qytetin Oslo, kurse më pas Abdylaziz Durmishi do të prezantohet edhe para artëdashësve në Maqedoni.
 

Përndryshe piktori Tetovar Abdylaziz Durmishi që vite me radhë jeton dhe punon në Danimark, është nga fshati Kamnjan dhe është gjenerata e parë e studentëve që kanë kryerë akademin e arteve në Maqedoni.

Burim info: TvKoha-Tetovë

Read 1707 times Last modified on Thursday, 06 June 2013 20:46

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 5.49
Perendimi i diellit - ora 20.37
Shkurtimi i ditës për 2 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 30 gusht
Hëna e plotë u bë me 15 gusht

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk