Lajme

Sunday, 30 September 2012 19:22

3 këshilla për të patur një familje të shëndoshë

Written by
Rate this item
(0 votes)
Shumica prej nesh kemi një përditshmëri të angazhuar dhe dinamike, por duhet të kujtojmë ndonjëherë dhe për vete e familjen. Sipas webfaqes amerikane për shëndet giam.com na sugjeron 3 këshilla për të patur një familje të shëndoshë:

 

- Hani bashkë cdo ditë. Të ushqyerit bashkë me familjen bën një edukatë të përbashkët ku shprehet respekti dhe toleranca me njëri tjetrin.

- Luajni bashkë me njeri tjetrin. Këtu përfshihen shëtitjet në natyrë, në qytet, lojërat e ndryshme familjare, etj. dhe ;

- Bisedoni bashkë cdo ditë me njëri tjetrin. Cdo bisedë me anëtarët e juaj të familjes ju edukoni fëmijët, ndëgjohet cdo anëtarë i familjes, u jepet shansi dhe fëmijëve të shprehen në një rreth. Këtu është dhe rasti që t'u jipet kohë cdo bisede dhe të ndëgjohet cdo bisede në familje.

Në qoftëse i krahasojmë, jetën në SHBA dhe jetën e shqiptarëve në atdhe, apo në diasporë, ka dallim shumë, sepse tek ne jetohet në familje të mëdha, dhe minimum një herë në ditë hamë ushqim bashkë, dhe në familjet tradicionale shqiptare nuk vëndohet sofra deri sa të gjithë të jenë gati të ulen dhe të hanë bashkë ushqim. Gjithashtu dhe 2 këshillat e fundit, tradita shqiptare u përmbahet shumë, por në kohën e fundit disa familje shqiptare janë transferuar në moderne dhe i kanë humbur disa nga këto këshilla, e pastaj dihen dhe pasojat, e ndërkaq webfaqja amerikane për shëndet i nxjerr, se këta 3 këshilla janë më të rëndësishme për të patur një familje të shëndoshë.

--------------------------

Nga: Bardhyl Islami 

Read 1724 times Last modified on Thursday, 18 April 2013 19:46

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 6.01
Perendimi i diellit - ora 20.19
Zgjatja e ditës për 7 orë e 22 minutë
Hëna e re doli me 5 prill
Hëna e plotë do të bëhet me 19 prill

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk