Lajme

Aktuale.dk - Lajme Aktuale

Lajme Aktuale

24/07/2014 - Shkup Megjithëse përbëjnë shumicën e mërgatës nga Maqedonia, për shqiptarët nuk u tha asnjë fjalë, asnjë dedikim. Përfaqësuesit e shoqatave të diasporës kërkojnë ti jepet fund këtij mjerimi. “U mendova ta lëshojë Konferencën në mënyrë demonstrative, por nuk isha e sigurt nëse do të arrija diçka me këtë”, thotë Bardhyl Islami nga Kopenhaga e Danimarkës. Samet Useni nga Amerika, thotë se më mirë të mos merrte pjesë në Konferencë, kurse Rafi Ganiu kërkon që klasa politike të reflektojë përgjegjësi. Me shqetësimin e diasporës solidarizohet dhe Osman Shukriu, zëvendësdrejtori i Agjencisë së Migrimit.
Shqiptarët, sidomos në Shkup, pa dallim se cilës parti politike i takojnë, janë mjaft të mllefosur nga papunësia e madhe e rinisë shqiptare, torturohen edhe kur arrijnë të gjejnë ndonjë punë private sa për egzistencë.
Wednesday, 25 June 2014 22:08

Kalaja e Tetovës nëpër shekuj

Pa përfunduar gërmimet, Kalaja e Tetovës restaurohet pa asnjë kriter profesional shkencor me qëllim që të zhduken gjurmët e lashtësisë.Murimi-restaurimi bëhet me gurë të ndryshëm. Një popull që nuk e njeh të kalturën e kulturës së vet ai të ardhmen e ka të zbehtë. Edhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, si pasardhës  të ilirëve, trashëguan gjuhën e kulturën materiale e shpirtërore. Në sajë  të kërkimeve shumëvjeçare të bëra nga arkeologët, karakteri dhe zhvillimi kulturor  i krahinës së Pollogut,për fat të keq, nuk njihet ende në masën e duhur[1].
Magazina/revista britaneze e stilit të jetës Monocle ka zgjedhur për here të tretë me rradhë Kopenhagën si qyteti më i mirë në botë për të jetuar. Kopenhagasit duhet të ndjehen krenar, thotë kryetari i bashkisë së Kopenhagës, Frank Jensen.
Wednesday, 18 June 2014 18:07

Vera e Kulturës Tetovare 2014

Komuna e Tetoves organizon per here te 2 manifestimin Vera e Kultures Tetovare. Manifestimi mbahet sa ma shpejt qe mundet, para se te vijne gurbetqaret nga data 16 deri 25 qershor, sepse ato gurbetqaret edhe ashtu smarrin vesht ka kultura. Ato vetem duhet te vijn dhe te bin dini euro.
Gjatë një kontrolli të databazës së revistës Aktuale, sot vërejta se revista aktuale ka arritur një rekord të ri të lexuesve. Rekordi i ri i numrit të lexuesve është arritur me 5 maj 2014, ku vetëm atë ditë kanë klikuar 18.461 lexues në www.aktuale.dk .(shiko foto)

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 8.30
Perendimi i diellit - ora 15.35
Shkurtimi i ditës për 10 orë e 23 minuta
Hëna e re do të dalë me 18 dhjetor
Hëna e plotë u bë me 3 dhjetor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk