Lajme

Aktuale.dk - Lajme Aktuale

Lajme Aktuale

Në prag të festave të fundvitit, u organizua ditën e shtunë, më 08 dhjetor 2012 në ambientet e Ambasadës një takim festiv me fëmijë shqiptarë në Kopenhagë.
Wednesday, 05 December 2012 19:17

Rene Rexhepi në "Intervista" - Vizion Plus

Rene Rexhepi, Kuzhinieri nga Xhepçishti i Tetovës i cili jeton në Danimarkë, i renditur në listën e 100 personave më me ndikim në botë, që për çdo vit publikohet nga revista 'Time'. I pranishem ne Tirane ne 100 vjetorin e Pavaresise, ka dhene nje interviste ekskluzive per gazetarin Alfred Peza ne formatin e tij Intervista ne Vizion Plus.
Vepra origjinale e "Mesharit" të Gjon Buzukut, e cila ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit mbërriti me 12 nëntor 2012 në Tiranë, pas një kërkese të autoriteteve shqiptare në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së vendit.
Tuesday, 20 November 2012 22:07

Kujdes - Logo 100 vjet gjendet fallco

Përdoreni logon origjinale për festimin e 100 vjetorit të Shqipërisë. Nuk e di a e ka bërë dikush me qëllim!!! Por sidoqoftë, përdoreni origjinalen. Kam vërejt një numër i madh gazeta, revista, televizione dhe intitucionesh shqiptare e kanë përdorur logon fallco.
Thursday, 01 November 2012 22:51

10 vjetori i Metro'së në Danimarkë

Me 19 tetor 2012 Metro në Danimarkë festoi 10 vjetorin. Në vitin 1992 parlamenti danez votoi për bërjen e një linje nëpër Kopehagë me metro – tren pa shofer që udhëton shpejt dhe nëntokë. Punimet filluan me 1996 dhe maruan me shpuarjen e tuneleve nëpër qyetetin e Kopenhagës deri me 2001, ku në këtë vit arritën dhe trenat e porositur nga Italia.
Thursday, 01 November 2012 22:09

Më mirë fabrika se shtëpi pesëkatëshe

Rreth 400 mijë jozyrtarisht llogaritet të jetë numri i shqiptarëve në diasporë, qoftë në Evropë, Amerikë, Kanada apo gjetiu. Ndërsa nuk është i vogël as numri i atyre që kanë vendosur të investojnë me kapacitetet fitimprurëse në vendlindje. “Mërgimtarët më mirë të investojnë në mini-fabrika se sa në shtëpi me pesë kate”, porositin zyrtarët.

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 5.49
Perendimi i diellit - ora 20.37
Shkurtimi i ditës për 2 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 30 gusht
Hëna e plotë u bë me 15 gusht

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk