Lajme

Aktuale.dk - Lajme Aktuale

Lajme Aktuale

Të enjten dhe të premten me datë 26 dhe 27 shtator,  kryeatri i Goztivarit z.Nevzat Bejta ishte për vizitë zyrtare në komunën e Vejle’s në Danimarkë. Ai u takua me kryetarin dhe administratën e komunës së Vejle’s. Z. Nevzat Bejta ishte gjithnjë i shoqëruar nga këshilltari i tij z.Bashkim Hasani dhe nga z.Asaf Ademi ambasador i Maqedonisë në Danimarkë.
Në Kopenhagë të Danimarkës, më 19.05.2013,u mbajt Kuvendi themelues i Shoqatës së afaristëve nga Maqedonia në Danimarkë – DMBN. Shoqata, iniciator i themelimit i së cilës është ambasadori i Maqedonisë në Mbretërinë e Danimarkës, Asaf Ademi, paraqet shoqërim të parë formal të afaristëve nga Maqedonia e cila njihet institucionalisht edhe nga organet daneze.
Wednesday, 04 September 2013 16:04

Sa duhet të flejë një fëmijë?

Çdo i treti fëmijë në Danimarkë i moshës 7-18 vjet fle shumë pak. Dhe në qoftë se shikoni grupmoshën 7-9 vjet, atëherë në fakt gjysma nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm, thot një studimi i ri nga ana e Fondacionit Rockwool. Por, sa në fakt duhet të flejë një fëmijë?
Wednesday, 04 September 2013 14:57

Më pak para nga diaspora!

Mërgimtarët shqiptarë këtë vit në Maqedoni dërguan më pak para në krahasim me vitin e kaluar. Në pesë muajt e parë të vitit, mbi 556 milionë euro kanë hyrë si neto transfere nga diaspora në Maqedoni, por kjo shumë është 51 milionë euro më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2012, kur ishin regjistruar 607 milionë euro transfere.
Doli në shitje libri shkollor pedagogjik “Vatra diturie” për nxënësit shqiptar të klasave 7, 8 dhe 9 që jetojnë jashtë atdheut. Autor të librit janë Prof.Dr Shefik Osmani dhe Hazbi Lalinca. Libri përmban 4 kapituj. Kapitulli i parë ka mësime për gramatikën e gjuhës shqipe, kapitulli i dytë përmban mësime për shqiptarët e ditur- aleatë të qytetërimit, kapitulli i tretë përmban mësime për personalitete të huaja që kanë kontribuar për gjuhën shqipe dhe kapitulli i katër përmban mësime për diasporën shqiptare.
Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Arben Cici e tregon fibrën e tij prej studjuesi e diplomati të mprehtë që në përcaktimin e temës dhe përkufizimin kohor të saj: “Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934” janë, në fakt, thelbësore për të dekriptuar përpjekjet e shtetit të dobët shqiptar për të artikuluar një politikë të jashtme të qëndrueshme, që të garantonte më së paku pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të tij.

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 5.49
Perendimi i diellit - ora 20.37
Shkurtimi i ditës për 2 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 30 gusht
Hëna e plotë u bë me 15 gusht

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk