Lajme

Aktuale.dk - Lajme Aktuale

Lajme Aktuale

Wednesday, 04 September 2013 14:57

Më pak para nga diaspora!

Mërgimtarët shqiptarë këtë vit në Maqedoni dërguan më pak para në krahasim me vitin e kaluar. Në pesë muajt e parë të vitit, mbi 556 milionë euro kanë hyrë si neto transfere nga diaspora në Maqedoni, por kjo shumë është 51 milionë euro më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2012, kur ishin regjistruar 607 milionë euro transfere.
Doli në shitje libri shkollor pedagogjik “Vatra diturie” për nxënësit shqiptar të klasave 7, 8 dhe 9 që jetojnë jashtë atdheut. Autor të librit janë Prof.Dr Shefik Osmani dhe Hazbi Lalinca. Libri përmban 4 kapituj. Kapitulli i parë ka mësime për gramatikën e gjuhës shqipe, kapitulli i dytë përmban mësime për shqiptarët e ditur- aleatë të qytetërimit, kapitulli i tretë përmban mësime për personalitete të huaja që kanë kontribuar për gjuhën shqipe dhe kapitulli i katër përmban mësime për diasporën shqiptare.
Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Arben Cici e tregon fibrën e tij prej studjuesi e diplomati të mprehtë që në përcaktimin e temës dhe përkufizimin kohor të saj: “Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934” janë, në fakt, thelbësore për të dekriptuar përpjekjet e shtetit të dobët shqiptar për të artikuluar një politikë të jashtme të qëndrueshme, që të garantonte më së paku pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të tij.
ME 12 GUSHT 2013 FILLOI VITI I RI SHKOLLOR 2013/2014 NË DANIMARKË - Në javën e dytë të muajt gusht, cdoherë fillon viti i ri shkollor ne gjithë Danimarkë. Kështu u vendos më 2005 nga ministria e arsimit duke i shtyrë pushimet verore për 1 javë. Këtë e bëri ministria e arsimit sepse edhe stina e verës ne Danimarkë ka levizur poziten. Më ngohtet eshte bere ne Danimarkë ne korrik dhe gusht, se sa në qershor dhe korrik.
Pas 22 vjetësh pavarësi të Maqedonisë, numri një i Bankës Popullore të Maqedonisë i ka konfirmuar tezat e profesorit dhe ekspertit të ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti se janë pikërisht remitancat që e mbajnë gjallë ekonominë e vendit.
Sunday, 28 July 2013 22:44

Kosovë, riatdhesohen emigrantët

Mesatarisht, sipas të dhënave zyrtare, çdo vit në Kosovë kthehen nga vendet e ndryshme perëndimore 5 mijë kosovarë, qoftë në mënyrë vullnetare, ose të dhunshme.

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 6.01
Perendimi i diellit - ora 20.19
Zgjatja e ditës për 7 orë e 22 minutë
Hëna e re doli me 5 prill
Hëna e plotë do të bëhet me 19 prill

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk