Shqiptarët nga Maqedonia që jetojnë në Danimarkë, kur udhëtojnë për pushime në Maqedoni blejnë një numër të ri për mobilin e tyre, por shumëherë janë gënjyer, vjedhur dhe keqshërbyer nga kompania e telefonisë T-Mobile dhe VIP në Maqedoni.
Bletët janë të rëndësishme për polenizimin e bimëve tona dhe kështu të sigurojmë ushqimin tonë (frutet dhe perimet). Me një fjalë, po vdiqën bletët, do vdesë dhe njerëzimi.
Bankat në Danimarkë janë duke punuar për një App për smatphone që do të zëvendësojë kartën NemID. Ka shumë kërkesa nga klientët tanë që karta e NemID të zëvendësohet me diçka shumë më të lehtë për përdorim – shpehet Ulrik Noedgaard drejtori i FinansDanmark.
Shumë e më shumë fëmijë nga shkollat fillore në Danimarkë janë të sëmurë fizikisht, sepse nuk ndjehen mirë në shkollë. Një pediatër shprehet se deri më tani ka shkruar 150 çertifikata mjekësore që fëmijët mos të ndjekin mësimin sepse janë të lodhur, të plogsht, nuk ndjehen mirë, nuk kanë apetit, kanë dhimbje koke, etj.
Argjentina Asllani, një këngëtare 20 vjeçare daneze, me rrënjë shqiptare nga Tetova, ka depërtuar bukur mirë në toplistat më të dëgjuara në Danimarkë me këngën “Deadline”.
Një konflikt i madh sikur në vitin 1998, mund të ndodh në Danimarkë, njofton kryetari i sindikatës më të madhe të punës 3F në Danimarkë. Afër 40% e anëtarëve të bordit të sindikatës janë shprehur se do të votojnë PËR një marrëveshtje të re të punës, që pritet të votohet me 20 prill dhe të fillojë së zbatuari me 25 prill.
Këtë vit për pushimin e pashkëve, diaspora shqiptare e Danimarkës zgjodhi të mos udhëtojë për në atdhe, por të mbajë pushim në shtetet e Evropës. Kjo shihet qartë nëpër shoqata, klube dhe xhamitë e shqiptarëve në Danimarkë të cilat janë të stërmbushura me myshterinjë dhe xhematë. Disa nga diaspora e Danimarkës kanë shfrytëzuar këto ditë pushimi ti vizitojnë familjarët dhe shoqërinë që kanë nëpër shtetet tjera të Evropës.
Lindja e diellit në ora 6.40 Perendimi i diellit - ora 19.47 Zgjatja e ditës për 6 orë e 11 minuta Hëna e re do të dalë me 16 prill Hëna e plotë u bë me 31 mars