Shërbime Qytetare

Saturday, 05 September 2015 12:06

Nga 1 shtatori 2015, Danimarka lejon 2 shtetësinë

Written by
Rate this item
(0 votes)
Me 1 shtator 2015 hyri në fuqi ligji për të patur 2 shtetësi në Danimarkë. Ligji u miratua në 18 dhjetor 2014 nga parlamenti danez. Me ardhjen e këtij ligji, janë gëzuar shumë të huaj që jetojnë në Danimarkë por dhe shumë danez që jetojnë jashtë Danimarkës.

 


Njerëzimi e përjeton shtetësinë si një pjesë të identitetit të tyre. Veçanërisht kur jetohet jashtë atdheut, ndjehet më shumë mungesa e identitetit. Për këtë shkak, tani të huajt që jetojnë në Danimarkë dhe danezët që jetojnë jashtë Danimarke mund të mbajnë të dy shtetësitë.


Dy shtetësia ka dobitë dhe dëmet e veta. Me posedimin të shtetësisë daneze arrihen edhe disa privilegje si psh. trashigimia e pasurisë, udhëtime të lira nëpër gjithë botën pa viza dhe me një përkujdesje nga shteti danez, posedimi i Kartës së Kaltër (blå sygesikringskort) që mundëson sigurimin shëndetësor falas në gjithë shtetet e BE dhe Skandinave, mundësia për të votuar në zgjedhjet parlamentare daneze dhe Evropiane, privilegje pensionale, etj. Por ka dhe dëmet e veta, si psh, kryerja e shërbimit ushtarak, mbrojtja diplomatike, nëse të dy shtetet janë në luftë me njëra tjetrën, etj.


Me miratimin e ligjit për dy shtetësi, Danimarka u bë vendi i 24 që lejon 2 shtetësinë nga 28 shtetet e BE. Kanë ngelur Austria, Holanda, Lituania dhe Estonia si shtete nga BE që nuk lejojnë 2 nështetësi.

 

 

Aplikimi për shtetësinë e Danimarkës
Për të marrë shtetësinë daneze duhet të plotësohen këto kritere:
- Të deklarohesh me të dhëna personale të sakta
- Të pranojsh dhe respektojsh ligjet daneze
- Të kesh njohuri për kulturën dhe të njohësh gjuhën daneze
- Mos kesh borxh shtetit danez
- Mos jesh i dënuar
- Të japësh provimin për shtetësinë daneze

 

Aplikimin mund ta bëni nëpër qendrat e shërbimit qytetar (borgerservice) dhe drejtpërdrejtë në këtë link:
https://www.borger.dk/Sider/Ansoegning-om-dansk-statsborgerskab.aspx

 

Lexo më tepër:
http://www.justitsministeriet.dk/arbejdsomr%C3%A5der/statsborgerskab/dobbelt-statsborgerskab-0

 

Nga: Bardhyl Islami

 

Read 1770 times Last modified on Thursday, 15 October 2015 19:22

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 16.14
Shkurtimi i ditës për 8 orë e 45 minuta
Hëna e re doli me 7 nëntor
Hëna e plotë do të bëhet me 23 nëntor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk