Shërbime Qytetare

Sunday, 30 September 2012 17:32

Ja se si mund te udhëtojnë banorët e Maqedonisë në vendet e BE

Written by
Rate this item
(0 votes)
Udhëtim të lirë në vendet e zonës ‘Shengen’ por jo dhe lëvizje të lirë. Me këtë definicion përfaqësues të Misionit të Komisionit evropian sot në Shkup shpjeguan liberalizimin e vizave i cili u vërtetua të hënën, ndërsa në fuqi hyri prej datës 19 dhjetor 2009.

Qytetarët e Maqedonisë, patjetër duhet të dinë se çfarë do të thotë heqje e vizave. Ajo është mundësi për udhëtim të lirë dhe qëndrim maksimumi 90 ditë, në afat prej gjashtë muaj por jo dhe mundësi për qëndrim të përhershëm ose më të gjatë apo punë, paralajmërojnë përfaqësuesit e KE-së në Shkup. Praktikisht kjo, do të thotë se nëse në zonën e ‘Shengenit’ keni hyrë më 1 janar 2010 patjetër duhet të dilni më 31 mars. Që të mund t’i shfrytëzoni tre muajt e ardhshëm qëndrim, patjetër duhet të kalojnë 90 ditë, përkatësisht, rasti i ri për hyrje, maksimum tre muaj të tjerë do të kishit nga 1 korriku. Nëse dikush udhëton në zonën e ‘Shengenit’ më shpesh, bart përgjegjësinë të llogarisë se sa ditë ka harxhuar nga 90 ditët e lejuara në afat prej 5 muajve.
 
Për çdo qëndrim më të gjatë se 90 ditë për studim apo punë në ndonjë prej vendeve të zonës ‘Shengen’, duhen lejë-qëndrim varësisht nga legjislatura e tyre.
 
Vendet për të cilat vazhdon liberalizimi i vizave: Austri, Belgjikë, Bullgari, Qipro, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Malta, Holanda, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi dhe Zvicër.
 
Udhëtimi pa viza, vazhdon vetëm për poseduesit e pasaportave biometrike. Nëse bëhet fjalë për individuale e jo udhëtime turistike grupore, në kalimet kufitare në vendet e ‘shengenit’ mund të kërkohet qëllimi i udhëtimit, rezervimi nga hoteli dhe garancia nga personi tek i cili do të qëndroni. Ata që do të udhëtojnë tek familjarët e tyre, që kanë qëndrim të rregulluar në ndonjërën prej vendeve të zonës ‘shengen’ nuk duhet të kenë ftesë ose letër garancie por nga shërbimet kufitare mund t‘iu kërkohet kontakt telefoni apo adresë e personit ku do të qëndrojnë. Nuk ekziston shumë e parave standarde dhe fikse e cila duhet të tregohet si dëshmi se personi ka të holla për qëndrimin e planifikuar në vendin përkatës. Regjim të posaçëm në kalimin e kufirit do të ketë në Greqinë fqinje e cila nuk i pranon pasaportat maqedonase, kurse vulat hyrëse-dalëse shërbimet kufitare do ti vendosin në letra të posaçme.

---------------------------

Nga: Bardhyl Islami

Read 2553 times Last modified on Sunday, 30 September 2012 21:23

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 8.38
Perendimi i diellit - ora 15.55
Zgjatja e ditës për 0 orë e 21 minuta
Hëna e re do të dalë me 17 janar
Hëna e plotë u bë me 2 janar

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk