Shërbime Qytetare

Sunday, 30 September 2012 17:38

Danimarkë - Porosit kartën e Verdhë ose të Kaltër me SMS

Written by
Rate this item
(0 votes)
Për ju që do të udhëtoni për pushime verore jashtë Danimarkës, është mirë që të keni kartën e sigurimit të shëndetësisë. Kartën me ngjyrë të verdhë duhet ta ketë secili, por kjo tani nuk mbulon gjitha harxhimet në rast të ndonjë sëmundje jashtë Danimarkës.

Tani secili duhet të ketë dhe një sigurim shëndetësorë udhëtimi, i cili është 2 llojesh, dhe duhet lexuar me kujdes se cfarë mbulon.
Ndërsa karta e kaltër (EU karta) është vetëm për ata banorë të Danimarkës që kanë nënshtetësi daneze dhe që do të udhëtojnë për pushime jashta Danimarkës.

Për të porositur këto karta, vjet ishte mundësia që të porositen nëpërmjet internetit dhe drejtpërdrejtë në komunë, ndërsa nga 19 janar 2009 këto karta mund ti porositni dhe me SMS, duke dërguar fjalën "Gult" për kartën e verdhë ose "Blåt" për kartën e kaltër në numrin 1241. Ky shërbim kushton sa 1 sms i thjeshtë + taksa e dërgimit.

Më pas pranoni një SMS nga Borgerservice (shërbimi qytetar) me një link ku ju hyni dhe jepni të dhënat personale tuajat, dhe bëni porosinë.

Nëse porositni kartën e verdhë, duhet të keni dhe një Dankartë ose një Visakartë sepse kushton 165 kr, ndërsa karta e kaltër nuk kushton, është falas.

--------------------------

Nga: Bardhyl Islami
 

Read 2283 times Last modified on Sunday, 30 September 2012 21:19

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 6.40
Perendimi i diellit - ora 19.47
Zgjatja e ditës për 6 orë e 11 minuta
Hëna e re do të dalë me 16 prill
Hëna e plotë u bë me 31 mars

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk