Shërbime Qytetare

Sunday, 30 September 2012 15:54

Blej biletë udhëtimi me SMS në Kopenhagë

Written by
Rate this item
(0 votes)
Nëse doni të udhëtoni me autobus, tren apo metro në Kopenhagë, ju duhet të bleni vetëm 1 biletë që vlen për cilindo lloj mjeti të transportit, dhe këtë biletë tani mund ta bleni me sms. Kjo biletë vlen brenda Kopenhagës dhe për ato zona që vet i porositni.

Kështu mund të porositni një sms biletë:
Dërgo sms në numrin 1415 me këto të dhëna:
 
1.
- STARTZONA - shkruaj nurmin e zonës së qytetit ku ndodhesh, ose emrin e stacionit ku ndodhesh ose numrin e stacionit ku ndodhesh i cili gjendet në tabelën e orarit.
- leje një vend shprazët
- NUMRIN E ZONAVE - shkruaj numrin e zonave që ti do të udhëtojsh, Kopenhaga ka gjithësej 8 zona, por minimumi për një biletë është 2 zona, dmth ti shkruaj 2, ose3, ose 4, ose 5, ose 6, ose 7, ose 8.
- leje një vend shprazët
- LLOJIN E BILETËS - "voksen" për të riturit, "barn" për fëmijë, "cykel" për bicikleta, " tilkøb" për ta shtuar vazhdueshmërinë e biletës, "nat" për natën (nëse don biletë vetëm për bicikletën atëhere shkruaj vetëm "cykel")
 
2.
 Ti do të pranojsh një sms për të vërtetuar blerjen e biletës
 
3.
 Ti e vërteton blerjen e biletës duke dërgua 1 sms me fjalën "JA" tek numri 1415. Këtë vërtetim duhet bërë brenda 1 minute kohë sepse pastaj anulohet porosia
 
4.
 Ti e pranon SMS BILETËN
 
Ja si duket një tekst i një porosie të smsbiletës
 2 3 voksen barn
 
Në anën e majtë shihni foton se si duket një sms biletë.

--------------------------

Nga: Bardhyl Islami

 

Read 2256 times Last modified on Thursday, 01 November 2012 21:09

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 8.38
Perendimi i diellit - ora 15.55
Zgjatja e ditës për 0 orë e 21 minuta
Hëna e re do të dalë me 17 janar
Hëna e plotë u bë me 2 janar

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk