Mëso për Danimarkën

Thursday, 05 June 2014 08:34

Tani, danezët mund të kenë dy nënshtetësi

Written by
Rate this item
(0 votes)
Shumica e partive politike daneze, këto ditë kanë vendosur që edhe danezët duhet të gëzojnë të drejtën të kenë dy nënshtetësi. Kjo iniciativë, për posedimin e dy nënshtetësive është marrë kah moti nga danezët që kanë lënë Danimarkën dhe jetojnë në një shtet tjetër dhe që kanë marrë një nënshtetësi tjetër.

Këta danez, nga 1 janar 2002 nuk kanë gëzuar të drejtën nga qeveria daneze që të mbajnë edhe nënshtetësinë daneze.
Vendimin për ndryshimin e nënshtetësisë e kanë marrë shumica e partive daneze mbrenda në kryesitë partiake, por ky vendim pritet të miratohet me ligj në vjeshtë 2014 dhe pritet të implementohet nga vera 2015.


Me këtë ligj për dy nënshtetësi do të përfitojnë edhe të huajt që banojnë në Danimarkë, që kanë leje qëndrimi dhe që kanë nënshtetësi të një shteti tjetër. Me këtë ligj do t’iu mundësohet edhe të huajve të kenë nënshtetësine daneze nga vera 2015.


Me posedimin të nënshtetësisë daneze arrihen edhe disa privilegje si psh. udhëtime të lira nëpër gjithë botën pa viza dhe me një përkujdesje nga shteti danez, posedimi i Kartës së Kaltër (blå sygesikringskort) që mundëson sigurimin shëndetësor falas në gjithë shtetet e BE dhe Skandinave, mundësinë për të votuar në zgjedhjet parlamentare daneze dhe Evropiane, privilegje pensionale, etj.

Nga: Bardhyl Islami

Read 1913 times Last modified on Thursday, 21 August 2014 22:18

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 16.14
Shkurtimi i ditës për 8 orë e 45 minuta
Hëna e re doli me 7 nëntor
Hëna e plotë do të bëhet me 23 nëntor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk