Mëso për Danimarkën

Monday, 21 December 2015 13:34

Orari i punës së mësuesve në Danimarkë me reformëne e re në arsim

Written by
Rate this item
(0 votes)
Çdo punëtor në Danimarkë (inkluzivisht dhe mësuesit) punojnë nga 1924 orë në vit ose 37 orë në javë. Për shkak të pushimeve të nxënësve, mësuesit në shkollën fillore në Danimarkë punojnë afërsisht 42 orë në javë që të plotësojnë orarin prej 1924 orëve vjetore.

 


Me reformën e re arsimore në Danimarkë (ligji 409 i shkollës fillore) që filloi së zbatuari në vitin shkollor 2013/2014 dhe vazhdon ende, çdo mësues duhet të punojë gjitha orët (afërsisht 42 orë punë) vetëm në lokalet e shkollës.

 


Çdo punëtor (inkluzivisht dhe mësuesit) kanë të drejtë pushimi vjetor prej:
-    5 javë (5 javë x 37 orë= 185 orë).
-    6 ditë = festë shtetërore dhe fetare ( 6 ditë x 7,4 orë = 44,4 orë)
-    3 ditë = 2 ditë festa e krishtlindjes + 1 ditë festa e vitit të ri (3 ditë x 7,4 orë = 22,2 orë)
-    Dmth nga 1924 orë vjetore – 185 – 44,4 – 22,2 = 1672,4 orë punë në vit.


Këto 1672,4 orë vjetore, mësuesi duhet ti punojë me nxënësit në lokalet e shkollës mbrenda vitit shkollor prej 40 javëve, që dmth 1672,4 : 40 javë = 41,82 orë punë ka mësuesi në Danimarkë në javë dhe orët duhet ti mbajë në lokalet e shkollës.


Në këto 41,82 orë, çdo mësues ka orë për:
-    mbledhje të shkollës
-    mbledhje me timin (mësuesit tjerë që japin mësim në të njëjtat klasa)
-    mbledhje me mësuesit që japin të njëjtën lëndë
-    mbledhje për aktivitetet shkollore
-    mbledhje me pedagogët e shtëpisë së kohës së lirë pas shkollës
-    mbledhje prindore
-    takime individuale me prindërit
-    kujdestari me nxënësit në pushim
-    30 minuta në ditë për pushim/ushqim
-    përgatitje për mësimdhënie
-    aktivitete me nxënësit
-    dhe 27 orë mësimore në javë


Me reformën e re në arsim në Danimarkë, drejtorit të shkollës i është dhënë shumë kompetenca, sa që çdo drejtor ka autonominë e vet për administrimin e shkollës: orëve të çdo mësuesi, orëve të klasave/ nxënësve, ekonominë e shkollës, etj.


Reforma ka anët e veta pozitive, por ka edhe anët e veta negative për vet nxënësit dhe mësuesit. Një ndër anët e dëmshme të reformës së re në arsimin e Danimarkës, ku gjithë nxënësit / mësuesit në Danimarkë e ndjejnë është: orari i gjatë i nxënësve dhe i vet mësuesve, bashkimi i klasave dhe numri i madh i nxënësve në klasa (çdo klasë ka nga 24 – 28 nxënës) dhe mbyllja e shkollave speciale dhe plasimi i atyre nxënësve me nevoja speciale në klasat normale.


Nga: Bardhyl Islami

Read 1355 times Last modified on Monday, 21 December 2015 13:37

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 4.32
Perendimi i diellit - ora 21.54
Shkurtimi i ditës për 0 orë e 5 minuta
Hëna e re do të dalë me 13 korrik
Hëna e plotë u bë me 28 qershor

21 qershori, dita më e gjatë e vitit

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk