Mëso për Danimarkën

Monday, 22 June 2015 13:52

Fitoi opozita në Danimarkë

Written by
Rate this item
(1 Vote)
Të enjten me 18 qershor 2015 u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare në Danimarkë. Të drejtë votimi kishin 4.143.344 shtetas që jetojnë në Danimarkë dhe 3.258 danez që jetojnë jashtë shtetit. Numri i votuesve është rritur për 66.692 votues nga zgjedhjet e fundit në vitin 2011. Danimarka është e ndarë në 20 njësi zgjedhore me gjithësej 1.389 vende për votim.

 


Në zgjedhjet e sivjetme kandiduan gjithësej 799 kandidat nga gjithësej 10 parti. Partitë janë të ndara në 2 blloqe, në të KUQ dhe të KALTËR. Të dy blloqet zgjedhin një kanditat për kryeministër dhe atë e përkrahin deri në zgjedhjen e kabinetit qeveritar. Parlamenti i Danimarkës përbëhet nga 179 anëtarë, ku 175 zgjedhen në Danimarkë, 2 nga Ishujt e Farsit dhe 2 nga Gronlanda.


Në zgjedhjet e 18 qershorit 2015 fitoi opozita, blloku i Kaltër me 90 anëtarë, kundrejt bllokut të Kuq me 85 anëtarë. Priten rrezulltatet edhe nga Ishujt e Farsit dhe Gronlanda, por edhe nëse këto mandate i ka fituar blloku i Kuq përsëri fitues janë Të Kaltrit.


Një gjë është për çudi në këto zgjedhje se, partia Popullore Daneze DF (Dans Folkeparti) është e 2 me më shumë vota në gjithë Danimarkën, por nga blloku i Kaltër është partia me më shumë mandate. Por kjo parti DF, para zgjedhjeve e përkrahu z.Lars Løkke Rasmussen nga partia Venstre për kryeministër dhe tani ai është mandatari për të formuar qeverinë e ardhshme të Danimarkës.


Nga: Bardhyl Islami

Read 1236 times Last modified on Monday, 22 June 2015 13:52

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 4.32
Perendimi i diellit - ora 21.54
Shkurtimi i ditës për 0 orë e 5 minuta
Hëna e re do të dalë me 13 korrik
Hëna e plotë u bë me 28 qershor

21 qershori, dita më e gjatë e vitit

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk