Mëso për Danimarkën

Sunday, 05 June 2016 07:23

5 qershori – dita e Kushtetutës së Danimarkës

Written by
Rate this item
(0 votes)
Sot me 5 qershor 2016 danezët festojnë 167 vjetorin e Kushtetutës së Danimarkës. Kjo ditë është ditë feste për gjithë Danimarkën, por në këtë ditë politikanët shfrytëzojnë rastin të mbajnë fjalime politike.


Historia e Kushtetutës së Danimarkës
Me 5 qershor 1849, Danimarka themeloi Kushtetutën e shtetit. Në këtë ditë Danimarka për së pari herë vendosi themelet e demokracisë. Që nga viti 1849, Kushtetuta e Danimarkës ka patur 2 herë ndryshime ose përmirësime.


Me 5 qershor 1915 u bë ndryshimi i pare në Kushtetutën daneze, ku gjinia femërore fitoi të drejtën për të votuar. Ndërsa ndryshimi I dytë dhe i fundit në Kushtetutën daneze u bë me 5 qershor 1953. Që nga kjo datë me 1953, Kushtetuta daneze nuk ka patur ndryshime, por Kushtetuta daneze vlerësohet dhe miret si shembull i demokracisë në gjithë botën.

 

Kushtetutën e Danimarkës mund ta lexoni në danisht në www.grundloven.dk

Nga: Bardhyl Islami

Read 2005 times Last modified on Sunday, 05 June 2016 21:24

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.32
Perendimi i diellit - ora 16.14
Shkurtimi i ditës për 8 orë e 45 minuta
Hëna e re doli me 7 nëntor
Hëna e plotë do të bëhet me 23 nëntor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk