Udhėtim nė kryeqytetin e Danimarkės
Reportazh » Udhėtim nė kryeqytetin e Danimarkės
Nga Kopenhaga: Roland Qafoku
Tė jesh shqiptar dhe tė hipėsh nė trenin e metrosė nė Kopenhagen, vetja tė duket si nė romanet fantastiko-shkencorė tė Zhyl Vernit. Ngurojmė tė hedhim hapin brenda nė vagon dhe njėkohėsisht kėrkojmė makinistin. Sytė gati na dalin nga orbita. Makinisti nuk ėshtė as nė fillim, as nė fund dhe natyrisht as nė mes. Kemi parė metro nė Londrėn qė praktikoi pėr herė tė parė trenin e nėndheshėm. Kemi parė nė Boston e Nju Jork qė pėrdorin nga 3 dhe 5 kate nėn tokė. Por, kėtė ēudi kurrė s'na e kishin parė sytė.
Pyesim njė pasagjer: Where's the driver? Is he lost? (Mos ka humbur gjė shoferi?) Dhe djaloshi i gjatė, biond, me sy me ngjyrė, si shumica e njerėzve kėtu, vė buzėn nė gaz. Plot krenari na shpjegon shpikjen e fundit, se drejtuesi i trenit, i kėsaj shpikjeje tė shekullit tė 18-tė, ėshtė zėvendėsuar me njė kompjuter qendror, shpikje kjo e shekullit tė 21-tė. Dyert mbyllen vetvetiu sapo futet pasagjeri i fundit, treni niset sapo ėshtė siguruar gjithēka. Rrit shpejtėsinė dhe e zvogėlon atė kur duhet tė marrė kthesė. Ndalon fiks nė stacion, hap derėn dhe lumi i njerėzve hipėn e zbret duke hequr nga fjalori fjalėt: "O shofer mbaje pak", "Prit njė minutė se ėshtė duke ardhur njė shoku im", "Ndaloje pak kėtu se mė doli njė punė", e tė tjera si kėto.
Dhe ne na mbetet tė bėjmė analogjinė me Shqipėrinė. Nuk dihet se ē'duhet tė kenė menduar njė duzinė makinistėsh tė Kopenhagenit kur u thanė se u shkurtohej vendi i punės. Sė paku janė ndjerė tė lehtėsuar se nė vend tė tyre nuk do ishin kushėrinjtė, ēunat e xhajės, tė dajės apo tė iks ministri siē e kemi rregullin ne nė Shqipėri. Qė nga viti 2005 njė kompjuter i regjistruar shėrben si makinist pėr tė gjithė trenat dhe ata danezė qė mbetėn pa punė, sot mund tė jetė vetėm pasagjerė nostalgjikė. Kur tani ata hipin nė kėtė shpikje alla daneze vetėm mund tė thonė: Eh, kur i drejtonim ne kėta trena!
Shqiptarėt e Danimarkės
Sapo lėmė aeroportin, kontaktin e parė e bėjmė me taksinė e parė. Nja 200 makina tė vėna me radhė presin njėra-tjetrėn. Ne na bie tė futemi te ajo qė ėshtė mė afėr. Njė mesoburrė gjithė mirėsjellje na merr bagazhet. Rehatohemi brenda dhe pa njė pa dy shoferi ynė nis udhėtimin. Duhet tė jetė nja 15 minuta kjo rrugė deri nė hotel. Me Lutfiun dhe Almėn shkėmbejmė po ato pyetje qė mund tė bėjė ēdokush qė futet pėr herė tė parė nė njė qytet tė pashkelur. Por shoferi na shtang: Mos jeni gjė shqiptarė ju? Ne qeshim dhe habitemi njėkohėsisht. Tė jesh nė Athinė, nė Londėr, nė Romė apo edhe deri nė SHBA, e tė kesh njė koincidencė tė tillė, nuk ėshtė ndonjė gjė e jashtėzakonshme. Por tė vish nė Danimarkė dhe njeriu i parė qė tė del ėshtė shqiptar, ky ėshtė kulmi. Xhelal Hasani ėshtė nga shqiptarėt e Tetovės tė ardhur nė Kopenhagen qė nė vitin 1988. Ėshtė danizuar plotėsisht. Madje, ka marrė edhe ēehre prej vendaliu. Ka marrė pasaportė vendase, ka familjen aty dhe dy fėmijė, qė sipas tij janė bėrė krejt danezė. Por ky djalė punėtor dhe i mirė bėhet cicėroni ynė i parė. Na tregon se vetėm nė Kopenhagen janė 10 mijė shqiptarė. Janė tė Tetovės, por ka edhe nga Shqipėria nja 100 vetė. Madje, sipas tij, disa prej tyre janė edhe biznesmenė tė rėndėsishėm aty.
Dhe Xhelali vazhdon tė na lėrė pa mend kur na tregon njė rrugė nė kryeqytetin danez qė ka emrin Shqipėri. Epo ky ėshtė kulmi. Nė ēdo rrethanė, nė ēdo situatė ne nuk kemi pasur e nuk mund tė kemi rrugė me emėr Danimarkė. Por nuk e kuptojmė kurrė tė kundėrtėn. Ėshtė po Xhelali qė si njė mik i mirė na fton edhe ne tė shikojmė ndeshjen e Kombėtares. Njė klub qė u ngjan atyre tė ēėshtjeve kombėtare se sa njė vend pėr tė shikuar njė ndeshje futbolli. Dhe aty shqiptarėt e Tetovės konfirmojnė se janė shumė mė tifozė tė Kombėtares se ne shqiptarėt e Shqipėrisė. Ndėrsa Qani Jakupi ėshtė njė tjetėr zbulim i yni. Edhe ky njė dashamirės dhe punėtor, na ēudit teksa na tregon pėr vete, familjen, por mbi tė gjitha pėr shqiptarėt qė ndonėse pak, janė me vlera shumė. Por ēuditė e Danimarkės nuk mbarojnė.
Njė kryeqytet nė ishull
Mu kujtua se zysha e Gjeografisė qė e mbante si ushtrim me yll pyetjen: Kush ėshtė ai shtet nė botė qė pjesėn mė tė madhe e ka nė gadishull dhe kryeqytetin nė ishull. Shumica e klasės kruante kokėn pas kėsaj. Ndėrsa pas kaq vjetėsh njė ish-nxėnės i asaj klase ėshtė bash nė ishullin kryeqytet Sjaelland ose Kopenhagen. Ėshtė 88 kilometra katrorė, ka njė popullsi rreth 1 milion banorė dhe mund tė quhet nga ēuditė e botės. Peshkatarėt e parė ndėrtuan njė fshat aty nė 1200-n. Nė 1300-n u bė qytet dhe nė 1445-n u bė kryeqytet. Nja 100 vjet mė parė danezėt hapėn njė kanal tė madh mes pėr mes ishullit. Uji i detit vėrshoi brenda nė qytet dhe qė nga ajo kohė pamja e ishullit ėshtė mė shumė se piktoreske. Ėshtė njė lloj venecie, ku varkat dhe anijet e vogla prekin gjysmėn e territorit tė vendit. Ndėrsa pėr turistėt njė guidė e tillė ėshtė nga mė bukurat nė botė. Ėshtė edhe zili tė mendosh se ky popull nė shekuj ka fituar betejėn me detin. Dhe njė popull qė fiton betejėn me detin, ka fituar pėr vete dhe pėr tėrė brezat qė do vijnė.
Gjysma mbi biēikleta
Ēudia tjetėr daneze na kalon pėrpara syve. Njė tufė ēiklistėsh vėrshojnė tek sa nė semafor ndizet jeshilja. E habitshme akoma. Ēdo rrugė kėtu ka edhe korsinė e veēantė pėr biēikletat. Ėshtė pak mė e ngritur se ēdo korsi e makinistėve, por mė e ulėt se e trotuarit. Dhe i madh, i vogėl aty shpejton jo duke vozitur makinėn, por biēikletat. Si ia dalin me parkimin pyesim ne shqiptarėt. Nėse do flasim me gjuhėn tonė, ato i lėnė si njė mall pa zot. Nuk kanė kavo dhe kyē pėr t'i lidhur dhe mjafton tė tė shkojė nė mendje se duhet tė shkosh diku, merr njė biēikletė dhe ikėn. Mbaro punė, s'ka problem, parkoje nė vendin mė tė afėrt dhe stafeta daneze e biēikletave ėshtė e pafund. Ėshtė gati pėr tėrė jetėn. Por kur pyesim pse kaq tė varfėr kėta danezėt, pėrgjigjja vjen nga njė shqiptar.
E para, na thotė ai, taksa pėr makinat aty ėshtė 52 pėr qind dhe askush nuk ka ndėrmend tė paguajė mė shumė se gjysmėn e tė kapardiset nė timon. Po ec e bėja kėtė po deshe shqiptarėve. A e mendojmė pėr njė ēast, qė shqiptarėt tė lėnė X5-at, "Benz"-at dhe "Hummer"-at dhe tė hipin nė biēikleta? Gjė qė s'bėhet. Ne jemi shumė tė varfėr. Dhe imagjinojmė qė kėtė e bėn Danimarka, populli mė i pasur nė botė si individ. Po ana sociale. Fantastike. Shteti i siguron shtėpi ēdo personi qė mbush 18 vjeē. Lėre pastaj qė kur dikush del nė pension, mund tė jetojė ku tė dojė nė qendra sociale shumė tė pėrparuara.
Njė popull i bukur
Danezėt janė popull qytetar. 88 pėr qind e tyre jetojnė vetėm nė qytet. Pjesa tjetėr ėshtė qė derdh djersėn nė ferma dhe pyje. Tė rritur me njė klimė tė ftohtė dhe me sfidėn e punės, danezėt pėrherė kanė qenė popull i pashėm. Na krijohet shumė shpejt ideja se njė djalė apo vajzė nga Danimarka janė sė paku 1.80 centimetra, biondė, sy tė kaltėr ose jeshil, elegantė. Mė sė shumti ky ėshtė danezi qė takojmė, shikojmė dhe bisedojmė. Tė gjithė pothuajse kanė kėtė portet. Nuk e teprojmė tė themi se janė populli mė i bukur nė botė. Ē'duhet tė ketė mė shumė kjo cilėsi pėr bukuri, qė pothuajse nė ēdo konkurs bukurie ata janė finalistė tė padiskutueshėm.
Dhuna ndaj fėmijėve
Ne e falėnderojmė disa herė drejtorin e Institutit tė Medias, zotin Remzi Lani, i cili na ftoi dhe na mundėsoi kėtė kontakt me kolegėt e Danimarkės. Nė fakt ėshtė njė bashkėpunim edhe me zyrėn e UNICEF-it nė Tiranė dhe njė gatishmėri plot politesė e ambasadės daneze nė Tiranė, dhe konkretisht e ambasadorit Niels Severin Munk, qė ne tė shohim nga afėr se si punojnė atje OJQ-tė dhe media nė raport me fėmijėt. Personalisht bombardohesha me pyetje kur u thosha gazetarėve atje se "Tirana Observer" ėshtė e para gazetė nė Shqipėri qė ka njė suplement pėr fėmijė. Nė fakt mė shumė se suplement dhe shkrime nė gazeta, danezėt kishin njė shoqėri tė tėrė qė merreshin me njė edukim mjaft tė kujdesshėm pėr fėmijėt. Dhe kur i tregonim njė danezi me shaka se nė Shqipėri ka ekzistuar dikur njė shprehje "kush tė rreh, tė do", ilariteti ishte me tė vėrtetė i madh.
Fėkenhagen-Kopenhagen
Eshtė njė vend tė Malit me Gropa prapa malit tė Dajtit qė quhet Fėken. Nė komunizėm aty studentė dhe tė rinj shqiptarė bėnin zborin e famshėm, por edhe mė tė rrezikshmin e jetės. Prova duhej qė zbori tė zhvillohej nė palcėn e dimrit, nė shkurt dhe dėbora aty ishte disa metra, ndėrsa i ftohti shkonte edhe nė minus 25 gradė. Kur njė ortek i madh u rrėzua dhe vdiqėn disa studentė, shokėt jo vetėm u thurėn njė kėngė, por pėr t'i dhėnė sa mė shumė kuptimin e njė vendi tė ftohtė e quajtėn Fėkenhagen. Por, ditėt e sotme prapashtesa Hagen nuk ka tė njėjtėn vlerė. Ngrohja globale ia ka hequr kėtė vlerė kryeqytetit danez. Kėtu ėshtė ngrohtė si nė pranverė. Por ēudia nuk ėshtė ky fenomen. Jemi nė fillim tė qershorit dhe kėtu kanė nisur netėt e bardha. Ora ėshtė 23:00 dhe nė Kopenhagen ėshtė ditė. Gdhihet nė orėn 03:00 dhe dita nuk ka ndėrmend tė mbyllet. Por vendasit na tregojnė se e kundėrta ndodh nė dimėr. Ka 18 orė natė dhe vetėm katėr orė ditė. Jemi nė veri dhe ky fenomen i ēuditshėm pėr ne nuk ėshtė kėtu. Rruga qė pėrshkon dielli ėshtė e tillė qė shkakton fenomene si netėt polare apo netėt e bardha.
Largimi
Hymė me mend dhe dolėm pa mend. Kjo shprehje shqiptare ka vend kur bėjmė check in-in nė aeroportin e Kopenhagenit. Kemi mbledhur ca ēudira nga ky vend qė e dinim tė ftohtė dhe ishte i ngrohtė. Qė ka fituar betejėn me detin dhe nja 300 vjet mė parė hapte universitetin e parė. Qė para dy vjetėsh vuri nė punė trenin me makinist dhe qė vazhdon tė shfrytėzojė detin njėlloj si shekuj dhe mijėra vjet mė parė. Ne shqiptarėve na mbetet vetėm tė konstatojmė, tė mrekullohemi ē'na panė sytė dhe tė ngulisim nė mendje se pėr tė arritur kėtu kėtij shteti i ėshtė dashur vetėm punė. Ne shqiptarėt dimė qė e kaluara jonė nuk ka qenė shumė e mirė, por me njė shembull si Danimarka dimė se ē'duhet tė bėjmė nė tė ardhmen.