Intervistė me aktoren shqiptare nė Suedi - Fortesa Hoti - Aktuale.dk

Intervistė me aktoren shqiptare nė Suedi - Fortesa Hoti

Intervista » Intervistė me aktoren shqiptare nė Suedi - Fortesa Hoti

Pas Yllit tė kėngės sė top-muzikės, Doruntina Disha, e cila zuri vendin e parė nė Norvegji, kurse ne Festivalin e kenges nė Shqipėri, vendin e dytė. Gjurmeve tė saja hap pas hapi po ec kėtu nė Suedi dhe kėngėtarja e re Besa Krasniqi, e cila zuri vendi e parė nė festivalin muzikor tė talenteve tė rinj nė Karlskrona tė Suedise. Kurse, nė laminė e dramaturgjise, pėrmes suksesit tė arritur, shembullin e tė dyja moshatreve e ndjek aktorja shqiptare, Fortesa Hoti. Qė tė tria janė shembull pėr Rininė shqiptare nė Diasporė, sepse, vetėm me shembuj tė mirė ngritet imazhi i popullit tonė tė shtypur e shumėvuajtur shekuj me radhė.

Kontaktin e parė me Fortesėn e mora pėrmes mikut dhe bashkėpunėtorit tim te ēmuar, Prof. Dr. Zija Lleshi, i cili mė njohtoi se, babai i saj ėshtė Ferki Hoti, arsimtar, i cili nga viti 1992, nė Munkedal, me plot pėrkushtim u angazhua nė proēesin edukativo-arsimor me nxėnėsit tanė kurbatēarė. Komuniteti i shqiptareve ne Skandinavi, veēanėrisht tė rinjtė, me interes e pėrcjellin filmin serik telviziv ”Avenyja tjetėr”, ndaj, qė tė mėsojnė diē mė shumė, fillimisht, kėrkuam nga Fortesa tė na ofrojė ca tė dhėna biografike:

-Kam lindur, mė 6 dhjetor 1988 nė Polac tė Skenderajt dhe aktualisht jetoj me prindėrit e mi, vėllanė dhe dy motrat nė lagjen Angered, qė ndodhet nė periferi tė Goteborgut. Isha 4 vjecare kur prindėrit e mi, nė mars tė vitit ’92, per shkak te masave represive, dhunės e terrorit tė pushtetit serb nė Kosovė, babi im, arsimtar i suspenduar nga puna,kėrkoi strehim kėtu nė Suedi.

Si u pritėt nė Suedi dhe cilat ishin disa nga sfidat e fillimit ketu ne emigracion?
Nė Suedi u pritėm shum mirė nga shteti dhe populli. Nė at kohė, menduam tė qėndrojmė njė kohė tė shkurt nė Suedi, por nuk doli ashtu. Vitet rreshtin nji pas nji dhe une rritesha, duke shkuar nė shkollė si njė nga nxėnėset mė tė dalluara. Mendimi i familjes, po edhe i imi ishte dhe ėshtė qė sa mė shpejt tė kthehemi ne vendlindjen tone, nė Kosovėn e Pavarur. =======================
Ēfarė shkolle keni kryer ne Suedi?
Kam kryer shkollen e mesme dhe vijoj studimet ne drejtimin -Arti skenik. Ndėr kohė kam vijuar edhe mėsimin plotėsues nė gjuhėn Shqipe. Flas, pėr veē shqipes, falė ndihmės qe me ofroi babai im- arsimtar e flas dhe anglishten, suedishten dhe pak gjermanishten.
======================
Si u kyēėt nė laminė e dramaturgjisė?
Si e vogėl me thonin sė kisha talent pėr aktore, qė nė shkollėn fillore nė klastė e 6,7,8 dhe 9 u aktivizova ne grupin dramatik tė shkollės, ku luajta role tė dryshme nė skenat e shkolles. Pra, kjo mė mė dha shtytje qė nė njė ditė vere, gjatė pushimeve kur kėrkoja punė, papritmas e pashė qė televizioni suedez kishte hapur njė audicion pėr njė seri televizive. Konkurova dhe arrita tė pėrzgjidhesha nė mė shumė se dymijė aplikues dhe zhvillohej garė eliminuese, ku arrita tė dal nė fillim nė 100-she e pastaj nė 30-she dhe nė fund nė 3 mė tė mirėt, ku arrita dhe tė marr edhe rolin kryesor nė seri, qė ishte dhe gėzimi mė i madh nė jetėn time . ===================
Nė serinė televizive "Avenyja tjetėr" ua kanė besuar rolin e Roxana Nilsson. Kush ua ofroi ate rol dhe ēka kishit me na thėnė rreth kėtij roli specifik?
Rolin ma afroj Anette Mandoki, regjisore. Eshtė nje rol i vėshtirė i njė vajze problematike, me emrin, Roxana Nilsson, e cila jeton mė njė nėnė narkomane, qė s’e din se cili ėshtė babai i saj. Pra, permes ketij filmi ne seri, paraqitet jeta, veshtiresitė e saj me vite, sespse, nenen e saj e kish kapluar njė virus i keq siē ėshtė droga. E kam pak tė vėshtirė tė luaj rolin e Roxanės, pasi nė jetėn private unė dalloj shumė nga ky rol, por megjithatė kam shumė telefonata urimi dhe ka shumė adhurues tė cilėt me telefonojnė dhe me japin fjalė tė mira pėr interpretim tė suksesshem.
======================
Dhe unė, bijė e nderuar e Kosovės, Fortesė, si njohės i lamisė sė dramaturgjisė, duke qenė se vite me radhė kam pėrgatitė pjesė tė ndryshme teatrale ne Diber e Kaēanik, e vlerėsoj lartė angazhimin dhe mishėrimin tuaj ne rolin specifik dhe shume te veshtire te Roxanes. Tė lumtė, me deshirė qe dhe ne tė ardhmen te korrish suksese dhe me te medha ne sferen e dramaturgjise e te kinematografise.
=======================
Falėnderime te perzemerta z. Ibrahim ne per keto vleresime aq te ngrohta e te sinqerta qe m’i dedikoni. Ju mė jepni vullnet qe dhe me tej te angazhohem palodhshem nė kėtė lami, te cilen e adhuroj me mish e shpirt.
=================
Diē rreth aktiviteteve tuaja dhe, si e kaloni kohėn e lirė?
Pėrveē angazhimit tim nė filmin: "Andra Avenyn" unė lexoj libra tė ndryshėm nė gjuhėn shqipe, suedeze dhe ate nagleze. Merrem mė vrapim, i kushtoj rendėsi shumė tė madhe familjes sime tė dashur dhe Shoqėrisė.
=====================
Do kalojmė tek nje cėshtje tjetėr qė na prekupon ne te gjithve,tek gjuha shqipe. Ty dhe motra jote, Blerta, pastėr e bukur e flisni gjuhėn shqipe. Nė cilėn gjuhė flisni nė familje dhe, cili eshte mendimi juaj qė femijėt shqiptarė ta ruajne gjuhėn tonė tė bukur e tė ėmbėl shqipe ?
Mbi 90 % nė shtėpi flasim gjuhėn tonė Shqipe, me qė jetojmė nė Suedi dhe eshtė e nevojshme dhe jetike kėtu flasim edhe suedishten, falenderojmė demokracinė suedeze pėr mundėsinė e organizimit tė mėsimit plotėsues nėpėr shkolla edhe nė gjuhėn shqipe. Pra femijet tanė shqiptarė janė mė tė aftė dhe mė tė dijshėm kur flasin mė shumė gjuhė.
========================
Ēfarė muzikė mė sė shumti dėgjoni?
Shqipe folklorike, popullore, po ne tė rinjtė dėgjojmė edhe muzikė moderne internacionale botėrore.
=======================
Ēfare do te thonit per ne fund ?
Jam shume e lumtur qė u shpall Pavarsija e Kosovės dhe kam fat tė madh qė jam pjesė e rinisė sė saj. Nje Komb Shqiptar me 2 shtete do tė jemi shume mė tė fortė ne tė ardhmen.
Nje pershendetje te vecante keni nga babai im-Ferkia dhe krejt familja Hoti.
Ju faleminderit shume per kete interviste!
Dhe une ju falenderoj pėr angazhimin tuaj dhe per vlerėsimin qė po ma bėni. Dhe nė mbarim, lus tė gjithė moshataret e mi kudo nė Diasporė qė tė vazhojnė shkollimin dhe, me sjelljet e veprimet e tona shembullore, t’i tregojme botes se qytetruar dhe miqeve tane nga mbare bota se ē’popull i zgjuar, bujar e fisnik jemi ne shqiptarėt.

Falėnderime bijė e Kosoves martire! Me nderime, I. Egriu