Tradhetia vret me shume se plumbi - Aktuale.dk

Tradhetia vret me shume se plumbi

Tregimi i muajit » Tradhetia vret me shume se plumbi

Kjo eshte nje histori e nje familje emigrantesh,qe i takon shpesh ne kete emigracion,ku ne tani kemi zgjedhur te jetojme dhe te rrisim femijet tone.Por ne disa raste,qe ne vend qe familja te jete me e bashkuar ,kur merr rrugen e emigracionit,asaj i krijohen teper probleme sociale.Kjo vjen nga mungesa e dijes dhe e kulture ,qe ka gruaja apo burri,apo dhe te se bashku,ndaj duke dashur te hyne, ne nje sistem te ri dhe te integrohet ne ate sistem,ato,humbin cdo gje qe ka te perbashket me familjen e tyre.Keshtu qe ato mbesin ne udhe dhe nuk dine as nga te shkojne pastaj.E keto raste i degjon shpesh.Lere pastaj ne keto vende ,ku merret per baze fjala e femijve dhe e grave,qe ndikon se tepermi ne jeten e familjes,si ne rastin e meposhtem,ku gruaja nje njeri i paformuar nga shkalla intelektuale don te arrije dicka,por nuk din se cfare kerkon dhe pastaj behet objekt negativ i shoqerise,duke sjelle deme dhe tek femijet,qe jane fidanishtja e te ardhmes. Por e keqja eshte dhe kur nuk ka ne krah nje familje me pikepamje te shendoshe,se po te jete familja e gruas e tille,ajo detyrohet ti kthehet familjes dhe te vazhdoje jeten e saj.Por kur dhe familja e gruas ka shume probleme ne vetvete,nuk eshte e afte as te mbroje pjesetaret e familjes se vet,nga cdo e keqe qe i kanoset.Degjon vetem genjeshtrat e mashtrimet e bijes se tyre dhe arrine deri kur perballet me njerez,ne nje banalitet faktesh dhe akuzash.Keshtu ka ndollur dhe ne historine e meposhtme.

Autori
# # #
Cifti kishte 20 vite martese dhe jeta e tyre kishte kaluar, neper probleme te shumta,si familjare dhe probleme te tjera sociale.
Familja ishte prej 4 antaresh dhe kishte pak vite, qe jetonte ne mergim.Djali i familjes ishte 14 vjecar,por ai, ne femirine e tij kishte kalur nje semundje dhe si nena dhe babai e kishin pike te dobet te familjes krahas femijes tjeter dhe ai, ishte me i perkedheluri i familjes. Perfitonte me shume perkujdesje dhe kishte nje liri veprimi, sipas kerkesave te tij. Nese ai kerkonte dicka per te blere, prinderit i rrinin gadi. Me kalimin e kohes djali filloi te rritej me ate perkujdesje,por babai duke u kritikuar nga njerez te familjes, si dhe shoke te tij, qe femijet duhet te trajtohen njesoj, filloi te ndaje kujdesin tek te dy femijet njesoj,por e ema i rrinte me afer dhe ajo vazhdonte njesoj, si me pare, nje perkujdesje te jashtezakonte per djalin, duke i kushtuar me pak perkujdesje per vajzen e saj. Bashkeshortja bente dhe rolin e diktatorit mbi djalin e saj,ajo e rrinte,kur ai i prishte terezine e saj,apo e kundershtonte. E ne kete menyre ajo donte ta pregatiste ne nje te ardhme,qe ta kishte ne krah te vetin per cdo gjee fillim ,duke e futur friken e me vone me te mire.

Ne mes ciftit filluan konfliktet per punen e djalit,ku bashkeshorti kerkonte, qe femijet te trajtohen njesoj,por bashkeshortja vazhdonte ne te sajen. Bile ne bisedat e ndryshme familjare dhe tek miqte e familjes,ne vizitat tek shoqet e saja, ajo filloj te fliste me admirim per femiljen e saj ,duke folur ne sy te djalit,duke e mbivlesuar per punet e tije,per pregatitjen e tij ne shkolle e shume e shume te tjera.

Shume te afert te familjes i terhiqnin vemendjen nenes, qe mos ta lavdronte djalin e saj ne sy te tij para njerzve,sepse do ta demtonte femijen e vet...

Por ajo mendonte se te tjeret ja kishin inat ,se djali i saj ishte me i mire dhe me i pregatituri ne shkolle. Dhe keshtu, ajo vazhdonte ritualin e saj pa u ndaluar ,megjithese bashkeshorti vazhdimisht i terhiqte verejtje,se nuk po ben mire, qe po e lavdron djalin ne sy te te tjerve ,sepse vec po e demton me shume ate,por ajo nuk degjonte njeri vec mendjes se saj.

Dhe kur dilte, vazhdimisht djalin e mirrte me vete dhe shpenzonte shume te holla.Vazhdimisht e poroste te birin, qe mos ti tregonte babait, qe ata te dy shpenzonin te holla pas kriter.

Babai peson nje aksident te rende dhe e dergojne ne spital te demtuar dhe mjeket nuk garantojne jeten e tij.

Situata e tij ishte mjafte e rende dhe per nje perudhe te gjate, ai qendron ne gjendje kome.

Situata ne familie veshtiresohet shume, sepse kryefamiljari nuk kishte shprese per jete,por me kalimin e kohes, jeta i tij filloi te merrte te perpjeten dhe te gjithe u gezuan, qe ai e sfidoi vdekjen. Burri qendroi per nje kohe te gjate ne spital, sepse ishte i demtuar rende dhe sipas mjekeve, do te mbetej per tere jeten invalid.
Pas disa muajve kryefamiljari doli nga spitali dhe te gjithe u gezuan.Shume njerez erdhen per vizita dhe i uruan, shendet dhe jete te gjate, ne gjirin e familjes.

Ai tashme nuk mund te leviste,por ditet i kalonte ne shtepi ,duke pare televizor dhe duke lexuar ndonje liber, qe ja binin shoket dhe miqte e tij. Jeta e tij veshtiresohej cdo dite,kur shikonte shoket e tij, tek dilnin ne pune dhe shkonin e vinen tek njeri- tjetri.

Ai ditet i kalonte me shume ne vetmi,sepse bashkeshortja shkonte ne pune dhe femijet shkonin ne shkolle. Ate e pushtonte stresi i perditshem dhe fitoi dhe nje lloj nervoziteti,sepse i dukej, se askush nuk e kuptonte dhe nuk e mbeshteste dhe ashtu, ai mbyllej ne vetvete. Vajza e tij i qendronte shume afer, duke u perkujdesur shume per babain e saj.

Pas disa muajsh qendrimi ne shtepi komuna i afron nje ndihme duke i siguruar nje vend per te bere stervitje per te riaftesuar vetveten dhe i krijoi mundesine me nje taksi, duke e marre tre here ne jave dhe e dergonte, ne nje qender trajningu,ku punojsit e qendres i qendruan prane dhe treguan kujdes te vazhdueshem per te.
Pas nje periudhe kohe ai filloi, te leviste me ndihmen e nje karroce invalidesh,por gjithnje nen perkujdesjen e nje njeriu, qe e shoqeronte vazhdimisht nga shtepia e deri ne qender te trajningut dhe anasjelltas. Bashkeshortja mori edhe rolin e bashkeshortit, ne shtepi dhe i duhej te kryente dhe punet e burrit, qe me perpara nuk i kishte bere,por vete kushtet e paaftesise, se burrit e detyruan ti bente. Djali ishte bashkeudhetari i saj ne cdo vend apo zyre,qe ajo trokiste.

Brenda vetes se saj, filloi te hynte te hynte dhe mendimi i keq,se si do ta kalonte jeten tashme me nje invalid,sepse bashkeshorti, ne te kaluaren kishte punuar shume dhe ajo per nje kohe relativisht te gjate kishte qendruar ne shtepi. Mendimet e saja, ajo aty ketu, ne nje forme, apo ne nje tjeter i shprehte dhe tek prinderit e saj dhe njerzit e afert te familjes se saj.
Ne takime me shoqet e saj filloi te hidhte ndonje mendim ,apo te tregonte ne menyre indirekte, ndonje ngjarje me invalide,duke kerkuar, ne nje menyre apo ne nje tjeter, ndonje mendim nga shoqet e saja. Por nga shoqet e saja dhe njerzit e saj i flisnin me adhurim per bashkeshortin e saj,sepse ai kishte qene nje njeri i zgjuar dhe nje punetore dhe njeri, qe gjithe kohen ja kushtonte, vec punes dhe familjes. Ishte njeri qe nuk e perdorte, as duhanin dhe akolin,u kujdesonte per femijet e vet dhe bashkeshorten e tij.
Keshtu qe bashkeshorja filloi te distancohej nga ato, qe i flisnin mire per bashkeshortin dhe kerkonte njerez qe i perkrahin mendimet e saja .
Mosha e saj ishte rreth te 40-tave dhe si mund ta kalonte jeten me ate bashkeshorte ne ate gjendje. Ajo bisedonte me te birin dhe i fliste atij keq per te jatin,sikur gjoja, ai u bertiste me pa te drejte. Gruaja keto biseda filloi ti hedhe dhe gjate takimeve ne komune.

Ne keto biseda merrte pjese te vazhdueshme dhe i biri dhe keshtu ,ai filloi gradualisht, te krijoje nje urrejtje per babain e vet ,duke ja pregatitur terrenin dhe e ema.
Ne shtepi djali nuk interesohej fare per te jatin. Shpesh here kur i jati i kerkonte nje gote uje, ai i thonte motres e nenes se tij , qe coni babait uje se po ju kerkon ju. Ai gjithe kohen e kalonte ne kompjuter ne dhomen e tij dhe aty qendronte me ore te tera,vec ne ditet ,kur dilnin me te jemen per te kryer ndonje pune shtepije, apo takime e mbledhje te ndryshme ne komune dhe vizita te ndryshme ne raste ditelindjesh, fejesash e martesash te ndryshme dhe vizitat tek shoqet e saja.

Dhe keshtu kalonin ditet e muajte njeri pas tjetrit.

Djali ishte perseri nen kujdesin e vazhdueshem te nenes se tij dhe ishte vazhdimisht i pranishem ne bisedat e nenes se tij gjate vizitave e takimeve te ndryshme e keshtu gradualisht krijohej vetevetiu hendeku, ndermjet babait dhe djalit te tij. Kerkesat tashme te djalit me kalimin e kohes vinin gjithnje ne rritje, me rritjen e moshes se tij.
Dhe e ema me deshire, apo pa deshire, per ta bere sa me per vete djalin, detyrohej qe atij tja plotesonte te gjitha kerkesat e tij. Megjithse ato arrinin here- here shume te konsiderueshme.
Babai i shihte dhe shpesh behej me nerva dhe i fliste te shoqes,duke i thene,qe po e demton femijen duke ia plotesuar te gjitha teket e tij,por asaj ne njerin vesh i hynin dhe ne tjetrin i dilnin fjalet e bashkeshortit te saj,sepse truri i punonte ne tjeter krah.Ajo vec donte, qe djalin ta kishte mbeshtetje ne cfardo situate qe te paraqitej.
Bashkeshorti kishte nje dashuri te madhe shume, per bashkeshorten e tij dhe per femijet dhe shpesh ,ai kete ja shprehte dhe me fjale bashkeshortes se tij,por asaj aq i behej,se cfare fliste bashkeshorti.
Gjate gjithe jetes se tyre bashkeshortore, ai kishte qene nje mbeshtetje e sigurte per bashkeshorten e tij,duke e mbrojtur dhe ne situata te ndryshme,qofte dhe para prinderve dhe njerzve te tij,nga dashuria e tij e madhe dhe e sinqerte, per bashkeshorten e vet.
Shpesh here ai ne biseda me shoket,kur binte fjala per bashkeshortet, thonte, qe bashkeshorten une nuk e kam vec bashkeshorte,por dhe shoqe dhe nje kolege te mire.
Por nga disa njerez te tij,ai ishte kritikuar,bile ne nje rast, njeri i kishte thene,qe ju po luani dhe rolin e avokatit te te gruas suaj dhe atij i kishte ardhur shume i nat.

E te gjitha keto vinin nga sinqeriteti i tij i madh dhe nga dashuria e tij, per bashkeshorten e vet.
Por bashkeshortja nuk kishte te njejtin mendim sikur bashkeshorti i saj . Ne koken e saj tashme kishte hyre nje mendim krejt i kundert, nga ai qe kishte bashkeshorti. Dhe dashuria e saj per bashkeshortin ,sa vinte dhe ftohej, cdo dite dhe per kete ishte ne dijeni dhe djali i familjes,ku ai babain e shihte tashme me nje sy tjeter,jo te mire,si nje njeri qe nuk kontribon ne familje. Ai nuk donte tja dinte, se babai kishte kaluar nje situate jashtezakonishte te rende,por zoti i madh i kishte shpetuar jeten,qe te ishte ne mesin tyre. Por ai nuk donte tja dinte kesaj, vec donte teket e veta, ti plotesoheshin dhe babai ju bente pengese ne ndonje rast, per realizimin e ndonje gjeje dhe donte te krijonte pavarsine e vet nga babai dhe te krijonte nje jete me nene dhe motren, larg babait te tij e kjo kuptohet dhe me perkrahjen e nenes se tij e cila, ne nje menyre ,apo ne nje tjere, ju bente mbeshtetese e mendimt te tij,sepse dhe asaj i pelqente veteqeverisja dhe mendimi i saj, se ajo eshte e zonja ti dilte e vetme, mbane femijve te saj.Keto mendime e shoqeronin ne koke,ku ajo i shprehte,si me te qeshur dhe ne familie.

Ajo kishte harruar premtimin qe i kishte bere burrit te saj ne diten e venies se kurores,si ne te mire dhe ne te keq do te ishin ne krah te njeri tjetrit. Tashme ato fjale i kishte tretur koha, larg shume larg dhe ishte harruar premtimi i bere. Ajo vazhdonte punet e veta te perditshme,por dhe konfliktet ne familie, shtoheshin per dite,me dashjen e saj, duke i krijuar konflikte imagjinare para femijve te saj, se babai nuk po sillet mire me te para tyre. Por babai nuk kuptonte prapaskenat, qe i beheshin,sepse ai kishte besimin e plote tek bashkeshortje e tij dhe nuk mendonte, se nje dite do te ndodhte nje gje, qe atij do ti kushtonte shume.

Ai me ate inteligjencen e tij i jepte keshilla bashkeshortes,duke e keshilluar, qe mos te bente shpenzime pa kriter,duke blere gjera te panevojshme,por te krijonte mundesi, qe te ndante ne njeren ane te holla, per nje situate te veshtire, qe mund te kete familja ne te ardhmen. Por keshillat e tij binin ne vesh te shurdher.
Pas disa fillun dhe konfliktet baba e djale,bile djali arriti deri aty, sa nje dite ju drejtua te jatit me keto fjale:-Ti baba je xheloz per nenen ,per ate ti ben gjithe kohen ben fjale me te.

Dhe pas atij konflikti djali filloi, ti kerkonte llogari te jatit,se pse ai nuk fillonte punen,te gjente nje pune qe mund ta bente dhe te mos rrinte kot ne shtepi. Keto kundervenie ishte te nxitura nga nena e tij, qe i fliste te birit te saj here pas here. Dhe hendeku midis paleve vinte dhe shtohej dhe babai filloi te behej i urryer, nga djali i tij dhe cdo gje ai filloi ta kundershtonte te jatin,nuk i jepte as nje ndihme,perkundrazi kishte filluar te fliste ne shkolle,sikur babai e rrihte nga dy a tre here ne jave. Keto kuptohet ishin ishin te mirepregatitura,nga nena e tij,qe cdo cast ajo mendonte ,se si te ngrinte skenare te ndryshme,kunder bashkeshortit dhe qe te krijonte pershtypjen ,se babai i tyre nuk i don femijet e tij. Ajo kishte punuar dhe me te bijen ,duke i thene,qe babai nuk ju don juve,biles kishte arritur deri aty ,qe i kishte thene ,qe babai don te marre me vete ty dhe don te kthehet ne Shqiperi dhe nuk don te kthehet me ketu.Ne Shqiperi nuk kane buke me henger e ti cfare do te besh pa ne atje,vetem me babain tend.Vajzes i kishte hyre frika ne palc,por ajo nuk mund ti tregonte babait biseden ,qe kishte bere nena me te,sepse e kishte shume frike nenen e saj,sepse ajo ishte nje xhelate e perkryer.

Kur babai e keshillonte djalin,ai largohej dhe mbyllej ne dhomen e tij,por dhe kur i fliste babai djalit e shoqja i kundervihej atij ne sy te djalit,duke i thene, qe ti je gabim e jo djali dhe ai merrte zemer dhe pastaj dhe me shume i kundervihej te jatit.
Nje mbremje tek pushonte babai ,ai me te motren e tij, filloi te bente zhurme dhe babai u zgjua dhe ashtu duke u mbeshteur pas muri e kape per nofulle djalin, me teper per ti futur friken te birit ,se sa per ta rrahur,se ai nuk i kishte rrahur kurre ne jeten e tij femijet,biles ai i kishte thene bashkeshortes,qe kur ti don ti rrahesh femijet me trego,qe te largohem nga shtepia,sepse bashkeshorti,kishte jashtezakonisht dushuri per femijet e tij. Dhe kur ishin te vegjel dhe qanin,gjate nates,ishte ai ,qe u ngrinte i pari dhe merrte femijet ne krahe,qe te mos e linte te qante,derisa te ngrihej bashkeshortja.
Por keto ishin gjera te koheve te shkuara dhe djali nuk i dinte.Ai ne koke tashti kishte ,ato cfare i thoshte nena e tij.

Djali me ta kape i jati per nofulle i ike nga duart dhe del nga shtepia .

Nena ,qe ishte nxitesja e ketij skandali, behet merak gjoja dhe merr dhe vajzen dhe i vihet nga pas djalit. Djali kur kishte dale nga shtepia kishte thirre ne telefonin e tij nje kujdestar, qe ai kishte dhe se bashku me nenen dhe motrat kishin shkuar ne spitalin me te afert se gjoja se, ishte ushtruar dhune nga babai i tij,sepse cdo gje ishte e pregatitur me pare nga bashkeshortja e tij ,ne bashkepunim me kujdestarin e djalit.
Ne spital me nderhyrjen kujdestarit, behet nje raport marramendesh,sikur djali ishte dhunuar jashte mase dhe kishte shenja te renda te dhunes se ushtruar nga babai . Ky raport i ishte percjelle komunes dhe policise,ku ishte thirrur dhe bashkeshortja per te deshmuar,ku dhe ajo kishte deklaruar, se cdo gje e thene nga i biri eshte me se e vertete. Djali nder te tjera kur ishte thirre ne bisede kishte deklaruar, se babai ka dhunuar, jo vetem mua, por edhe nenen.

Megjithse komuna ishte ne dijeni, per invaliditetin e kryefamiljarit,ato moren per baze fjalet e thena nga bashkeshortja e tij dhe e biri dhe pasi u mblodh nje komision u vendose, qe te hiqen te tre nga shtepia duke e lene kryefamiljarin te vetmuar. Por e verta ishte se bashkeshortja nuk mund te denonconte ne polici,se bashkeshorti kishte dhunuar ate dhe djalin,sepse sikur ajo ta bente kete gje ,pastaj do te dilte e gjithe loja e ndyre e bere nga ajo vete. Sepse policia do te kerkonte qe te verikohej cdo e thene ,nga djali dhe bashkeshortja e tij dhe ketu ,do te denoheshin ata te dy per mashtrim dhe genjeshter e kjo nuk i pelqente bashkeshórtes.
Bile kur asaj ,ju kerkua nga kujdestari i djalit,qe te shkonin e te denonconin ne polici rastin,ajo merr femijet e largohet ne menyre demostrative nga spitali,duke mos marre as dhe nje leter nga ato.

Bashkeshortja ne shtepi nuk i kishte thene gje fare te shoqit, se cfare kishte folur me perfaqesuesit e komunes dhe cfare djali kishte deklaruar, me pa te drejte.
Pas nje jave dy perfaqesues nga komuna shkojne ne shtepi te shoqruar dhe me policine dhe i tregojne kryefamiljarit, per masen qe kishte marre komuna dhe i dorzojne, ne dore vendimin qe komisioni i ngritur per ate qellim kishte marre. Kryefamiljari ishte fare i pa vene ne dijeni dhe kerkoi sqarime te metejshme per ate vendim te padrejte ,qe ishte marre ndaj tij. Ai kerkoi nga perfaqesuesit e komunes ballafaqim te rastit,sepse ai kishte qene thjeshte nje incident dhe jo te shkonte ceshtja deri ketu.

Gjate bisedes qe beri me punonjeset e komunes,duke i treguar rastin,se si ka ndollur edhe policet u shokun,per vendimin e marre nga komuna,duke pare me syte e tyre ,qe kishin te benin me nje invalid,por meqe ata kishin ardhur ne mbeshtetje te punonjeses se komunes,nuk mund te reagonin,ndaj bene rolin e shurdhit.
Por kryefamiljari i ngrat nuk dinte se cfare loje te ndyre, kishte bere bashkeshortja e tij ,duke futur djalin e tyre ne kete loje te felliqur.

Kjo sipas tij ishte fare e padrejte,por ato vazhdinin ne te veten.
Dhe u larguan duke e lene kryefamiljarin ne meshiren e fatit.
Kjo situate e re per te ishte shume e rende dhe ashtu i vetmuar tashti ne shtepi,vec qante dhe nuk dinte, se cfare e si ishte zhvilluar ngjarja ne fjale. Ashtu ai me karrocen e tij kerkoi, qe te takohej ne komune dhe te merrte me shume sqarime,por askush nuk i jepte pergjigje,pervec se disa shoke te tij, qe ju gjinden prane per ta ndihmuar. Per muaj me radhe ai nuk mori fare pergjigje dhe e shoqja ,kur i telefononte i thonte, qe nuk dinte gje fare, se per cfare ka ndodhur kjo pune.

Ditet e muajte kalonin dhe ai ,ashtu i vetmuar i kryente vete nevojat e veta,duke telefonuar dhe pyetur familjen e tij, per te gatuar e pregatitur ushqimet qe i nevojiteshin.
Ai here pas here dhe ne telefon kerkonte nga komuna qe ta ndihmonin,sepse ishte i pafuqishem te kryente nevojat e veta,por ato nuk iu pergjigjen fare, per me teper se 7 muaj nuk mori asnje pergjigje.

Nje dite i erdh nje leter ,qe te paraqitej ne nje mbledhje ne komune dhe aty i thane per ta ndihmuar,por athere ai e kundershtoi ndihmen,duke u thene se ku ishit deri tani,qe me late pa asnje perkrahje,por vetem me ndihmen e shokeve te mije e kam perballuar nevojat e mija.
Dhe ashtu u largua nga komuna i revoltuar, duke mos pranuar asnje ndihme nga ana e tyre.

Komuna i caktoi takimet vetem me femijet e tij ,nje here ne dy jave dhe me vezhgues,sikur te kishte ndodhur ndonje hata e madhe.
Kaluan muaj ashtu ne vetmi dhe nje dite i vjen nje leter, ku i shkruhej, qe bashkeshortje ka kerkuar divorcin nga ai. Fillon te qaje me denese,sepse nuk e priste nje gje te tille nga bashkeshortje e tij. E mer ne telefon bashkeshorten dhe i tregon per letren e ardhur dhe ajo i thote,qe nuk eshte asgje ajo pune,problemi eshte qe te marrim femijet dhe cdo gje do te rregullohet,ti rri i qete,se une do ti rregulloj te gjitha punet dhe do te jemi bashke te gjithe. Ti-i drejtohet ajo-a ke besim tek une- dhe ai i ngrati i thote –qe po,-Une kam besim tek ti. Ajo i thote qe ajo leter duhet firmosur,njehere,se pas 6-muajsh bije poshte dhe nuk ka fare problem.

Pas dy ditesh,nje telefonate nga avokati i tij ,ku i kerkoi te takohej ,me te dhe ai ashtu me nje taksi mori rrugen deri ne zyren e avokatit,ku avokati ja parashtroi kerkesen per divorc nga bashkeshortja e tij.
Valle si te vepronte,ta nenshkruante ,apo jo. Keto mendime i kaloni ne koke,ndersa avokati po i lexonte lenden per divorc. Por meqe bashkeshortja e kishte siguruar, qe nuk do te ndolle asgje e keqe,ai vendose q eta firmose ate. Ne fund avokati i thote, qe ju duhet ta nenshkruani ose mund te mos e nenshkruani,por mos nenshkrimi do te kete problem per takimet tuaja ne te ardhmen me femijet e tu. Athere ai i nenshkruan leter dhe drejtohet ne shtepi ashtu i perlotur.

Bashkeshortja vazhdon me mashtrimet e saja,duke i shkuar per vizite dhe duke i thene,qe vec te punoj me djale dhe cdo gje do te normalizohet shpejt.
Por e verteta eshte krejt ndryshe,se nje dite kjo „zonje“,pa i treguar bashkeshortit,largohet pa adrese. Tashme bashkeshorti nuk ka nga ajo as nje telefonate dhe as nga femijet e tij. Mendimet e „zonjes“,per tu larguar,ajo ja ka shprehur dhe nje shoqes se saj,qe e ka konsideruar ,si moter,por i eshte lutur qe te mos i tregoje bashkeshortit per planin e saj te ndryre.
Por shoqja e saj i tregon bashkeshortit historine e vertete,duke i treguar se ajo don te martohet me nje shqiptare dhe ka patur lidhje me te per nje kohe te gjate dhe arsyeja,qe ajo eshte larguar pa te dhene adresen,eshte se ajo nuk don ,qe ti ta dish kurre te verteten e mashtrimit te saj.
Shoqja e saj tregon se edhe djali i saj eshte ne dijeni per te gjithe mashtrimet qe ajo ka bere,si dhe per kontaktet e saja me shqiptarin nga Kosova,ku dhe i biri ka kontaktuar disa here me te ,biles dhe me dijenine e djalit i kane derguar te dashurit te saj ne Kosove paketa te ndryshme.
„Zonja“ ka kerkuar qe te beje te pamunduren ,per ardhjen e te dashurit te saj dhe per te bere kurorzimin e saj. Sipas thenieve te shoqe se saj,apo moter ,si e ka quajtur“zonja“,familja e saj jane te vene ne dijeni te kesaj ndollie,por i kane dhe mbeshtetje vajzes ,se tyre. Ai te gjitha keto i ka te incizuara ne kaseta dhe i ka dorzuar ne organet perkatese ,per mashtrimin,qe i eshte bere dhe ka kerkuar hetim te detajuar per gjithe kete dhune psiqike te ushtruar nga ish bashkeshortja e tij.
Lenda e tij eshte voluminose dhe kerkon nje kohe te gjate per shqyrtimin e saj.
Por kryefamiljari eshte i vendosur qe ti shkoje deri ne fund,ketij skandali te bere nga ish gruaja e tij e „dashur“,qe u mundua qe ti shkurtoje jeten,duke i bere lloj-lloj manipulimesh e mashtrimesh,por cdo gje ai me nje kujdes teper te vecante e ka ndjekur dhe e ka dokumentuar ate.

Ditet kalojne dhe jeta e tij veshtirsohet, cdo dite e me shume, se dhe mosha ben punen e vet,por ashtu ai i kalon ditet e veta,ne vetmi te plote.Ai me shume veshteresi ka arritur te siguroje nje kopje te lendes,qe ka komuna dhe me insistimin e tij te vazhdueshem,prane institucioneve te shtetit,nje pjese e madhe e dokumentacionit i eshte perkthyer ne gjyhen shqipe dhe ai tashme eshte krejt i qarte per te gjithe lojen e ndyre,qe ka bere ish bashkeshortja e tij.
Ai ka kontaktuar dhe me shume institucione dhe shoqata humanitare,qe po punojne per zbardhjen e ketij skandali ,te bere nje nje femer e djallezuar,qe ka punuar te gjithe kohen ,qe ka jetuar me bashkeshortin e saj,qe ta shkaterroje ate,si nga ana fizike,ashtu dhe ajo mendore.
Por ai ka patur nje mbeshtetje te fuqishme nga familja e tij dhe nga miq e shoke te tij,qe i jane gjendur vazhdimisht prane,duke i dhene ndihmen e nevojshme,ne cdo rast qe ai ka kerkuar.

Ditet i kalon ashtu ne vetmi te plote,duke pare televizor dhe duke bere ndonje shetitje te shkurter.
Koha ecen me ritmin e saj e jeta e tij shuhet, ashtu te vetmine e tij te plote...

Luigj Shkodrani
Danimarke