2.2. Puna ekipore - Aktuale.dk

2.2. Puna ekipore

Edukatė dhe arsimim » 2.2. Puna ekipore

Nga M-r. Hakik Jahiu

Mėsimi ekipor ėshtė formė e veēantė e punės nė grupe tė vogla . Punėn ekipore e bėn specifike ndarja dhe formimi i grupeve . Kjo formė e mėsimit ose ky mėsim shpesh ėshtė mėsim problemor , por qė tė zgjidhet ky problem , ekipa e punės sė nxėnėsve bėn ndarjen e roleve ,ashtu qė secili nxėnės kryen vetėm aktivitetin e caktuar.

Duke pasė parasysh qė jetojmė nė kohėn me ndryshime tė mėdha, tė cilat direkt janė tė reflektuara nė shkollė dhe nė mėsim, ashtu qė praktika bashkėkohore kėrkon bashkpunim arsimtar-arsimtar, arsimtar-nxėnės etj. Mėsimi i tillė mundėson zhvillimin e personalitetit tė arsimtarit dhe nxėnėsit mbi afirmimin dhe formimin e ekipit. Ekipi ka kapacitet pėr punė cilėsore, mundėsi dhe arsyeshmėri didaktike dhe metodike, pėrgatitur pėr kryerjen e planifikimeve te drejta , realizimeve, evaluimin e mėsimit si dhe ndryshimet tjera nė shkollė.

"Mė tepėr ėshtė mė mirė" ėshtė fjalė e urtė qė tregon rėndėsinė e punės ekipore nė zgjidhjen e problemeve si dhe sjelljen e vendimeve nė shkollė. Puna ekipore mundet njėkohėsisht tė definohet edhe si :"orvajtje strukturore pėr pėrmirsime dhe zhvillime efikase tė grupeve njerėzore tė cilėt pėrkohėsisht dhe pėrherė punojnė sė bashku".

Puna ekipore ėshtė fenomen i botės bashkėkohore si dhe i mėsimit bashkėkohor tė cilat kanė evaluimin e tyre dhe njohuri teorike tė sigurta, nė bazė tė cilave me tė drejtė konstatohet se nė fushėn e edukatės dhe arsimimit kanė pėrparėsi tė rėndėsishme didaktiko-metodike, pėr shkak se pėr realizimin e suksesshėm tė detyrave dhe qėllimeve tė ndėrlikuara nevoiten profesionist tė lartė, arsim pedagogjiko-psikologjik, zhvillim analitik dhe praktik tė aftsive nga praktika e arsimtarit , qė nė thelb janė tejkaluar aftėsitė intelektuale tė arsimtarit , njashtu janė tejkaluar aftėsitė intelektuale tė njė njeriu. Pėrshkak tė ndėrlikueshmėrisė dhe shumllojshmėrisė sė veprimtarive edukativo-arsimore nė shkollat bashkohore ekzistojnė navoja objektive pedagogjike dhe shoqėrore, pėr realizimin e detyrave edukativo-arsimore dhe programimi i punės nė shkollė tė kahėzohet kah puna ekipore e arsimtarėve, nxėnėsve dhe bashkpuntorėve tjerė pėrshkak tė arritjeve tė rezultateve maksimale tė punės .

Pėrparėsitė themelore tė mėsimit ekipor janė : cilsi e lartė dhe realizim profesional i pėrmbajtjeve mėsimore, pėrdorimi racional i kohės dhe hapsirės, aktivizimi mė i madh i nxėnėsve . Kushti themelor pėr suksesin e mėsimit ekipor ėshtė bashkpunimi mes anėtarėve tė ekipit tė jet i pacenueshėm, tė ket tolerancė, vetėkritika , gatshmėri pėr tu korigjuar qendrimet, atmosfera tė jet pune.