NE SHENJE TE 70-VJETORIT TE LINDJES - VARIACIONE JETE - Aktuale.dk

NE SHENJE TE 70-VJETORIT TE LINDJES - VARIACIONE JETE

Portret » NE SHENJE TE 70-VJETORIT TE LINDJES - VARIACIONE JETE

Tė shkruash pėr profesorin e nderuar, Ibrahim Egriu, ėshtė sa e lehtė aq edhe e vėshtirė. E lehtė sepse jeta e tij ėshtė e ngjeshur me njė aktivitet tė begatė arsimdashės e patriotik. E vėshtirė, sepse nuk mundesh tė pasqyrosh gjithė kėtė material voluminoz, brenda kornizave tė njė shkrimi apo emisioni televiziv.

Lindi mė 1939, nė Maqellarė tė Dibrės, vit qė pėrkon me pushtimin fashist tė Shqipėrisė. Ishte ky njė mesazh i qartė se jeta e tij do tė ishte pėrherė e trazuar, e ai si njė skaf i shpejtė do tė kapėrcente nė shpinė tė dallgave pėr tė arritur bregun.

Kombi i tij rėnkonte. I ndarė e i copėtuar nė disa shtete, zemra nė Tiranė, gjymtyrėt nė Prishtinė e deri nė Shkup, degė tė tjera nė Europė e botė. Ibraimi i ri e kuptonte se pėr tė kryer misionin e tij duhet tė ishtė i ditur, duhej tė nxėje vetė e kėtė dituri t’ua jepte mė pas tė tjerėve. Mbaroi arsimin e mesėm e mė pas tė lartin pėr gjuhė letėrsi. Jo mė kot e zgjodhi kėtė degė pasi gjuha e leximi pėr momentin ishin mė tė rėndėsishmit. Ky komb duhej ta kultivonte e mbante gjallė gjuhėn e tij e vetėm pėrmes saj tė mbijetonte.

Profesori, atėherė i ri, hapsirė tė veēantė i pėrkushtoi dramaturgjisė. Kjo gjini mund t’i jepte mundėsi pėr t’i dhėnė popullit tė tij mesazhe pėr revoltė. Ishin ato mesazhe, sepse, makina e vjetėr luftarake po jepte shpirt. Viti 1979. Katėr drama tė vėna nė skenė e qė pėr herė tė parė gjashtė javė rrjesht u shfaqėn nė seri nė R T V. Katėr drama, qė tronditėn jetėn intelektuale tė Shkupit. Kishte nė to fllad, kishte revoltė, jetė, lotė e shpresė. Ishte shpirti i shqiptarit qė nuhaste lirinė qė po avitej. Tė tilla ndjenja provokuan dramat e Ibraimit qė tashmė kishte filluar tė piqej. Por makina luftarake nuk mund tė lejonte gjėra tė tilla t’i kalonin nėn hundė. Ajo do tė ishte njė shkatėrrim pėr tė. Ibrahimi e nuhat atė ē’po gatuhej rreth tij. Njė tjetėr furtunė do tė frynte e kosiste intelektualėt shqiptarė. Ai nuk do t’ia lejonte vetes tė plasej nė burg. Nata e tmerrshme e vitit tė Ri 1969 ishte akoma e freskėt nė kujtesėn e tij. Iku nė Zvicėr, e mė pas nė Suedi. Iku atje ku fjala ėshtė e lirė, ku fjalėn nuk e prangosin, ku buzėt qė e shqiptojnė ate nuk i mbyllin, ku duart qė e shkruajnė nuk i lidhin. Iku me njė brengė nė zemėr, por edhe me njė pėrkushtim. Ndoshta akoma mė shumė do t’i jepte ēėshtjes shqiptare, do t’i jepte trupin dhe shpirtin e tij.

Mė 05. 05. 1986 hapet nė Suedi radioja e parė shqiptare nė Evropė, ku Ibrahimi ishte truri i saj. Ishte redaktori, regjisori, gazetari, ndėrlidhėsi. Netė tė tėra, kujton profesori, e gdhinim nė njė divan tė thjeshtė aty nė studio, duke shkruar nė njė makinė shkrimi tė thjeshtė nga 30-40 faqe pėr ēdo emision. Pinim kafe, cigare e haronim shpesh dhe bukė tė hanim.

Por sidoqoftė, pas viteve 90-tė ēėshtja shqiptare do tė diskutohej nė shumė media e tryeza tė politikės botėrore. Ishin vite tė vėshtira, por shpresėdhėnės. Dhuna e represioni ndaj shqiptarėve bėjnė qė tė largohen vetėm nė Suedi rreth 60.000 veta. Kush do t’i dallonte kėta njerėz mė pas se janė shqiptarė, po tė mos ishte gjuha? Kjo pyetje vėrtitej pa pushim nė kokėn e profesor Ibraimit e kolegėve tė tjerė. Pėrpjekjet e tyre spontane duheshin organizuar nė njė shkallė mė tė lartė, mė efektive.

Mė 30. Maj 1992 me nismen e tij krijohet L.A.SH., Lidhja e Arsimtarėve Shqiptarė. Nuk ishte thjeshtė njė emėr, njė organizatė fantazmė, njė shoqatė si tė sotmet qė gėlojnė gjithandej pėr tė vjedhur nė mėnyrė moderne. Ishte njė Staf pune me 266 pedagogė qė mėsuan pa asnjė shpėrblim 7200 nxėnės nė 72 kampe anė e mbanė Suedisė. Madje si tė mos mjaftonte kjo dhe tekstet shkollore duhej tė hartoheshin. Dhe shumė shpejt nxėnėsit mbanin nė duar gramatikėn Shqip - Suedisht, antologji, histori, gjeografi e plot tė tjera.A mund t’i harojnė kėta nxėnės vite mė vonė mėsuesit e tyre, kėta heronj qė ditėn t’u sjellin dritėn kur ajo po mekej, qė u mbollėn krenarinė e tė qenit shqiptar kur atė po e hidhnin si njė maskė tė pavlerė? Me siguri jo. Emrat e tyre janė gdhendur nė botėn e tė gjallėve, por me sigori edhe Zoti i gjithėsisė do t’u ofrojė vende tė kėndshme nė Xhehnet ku rrjedhin lumenj tė mrekullueshėm.

7000 shqiptarė mbahen nė burgjet sėrbe. Ata kėrkojnė pėr avokat mbrojtės popullin shqiptar, atė qė i lindi dhe i rriti kėta trima. Zėri i Ibrahimit bashkohet me tė shqiptarėve tė tjerė pėr tė sensibilizuar organizma vendimmarrės nė botė. Ai bashkon jo thjesht zėrin, jo thjesht pendėn e tij tė mprehtė, por shumė mė tepėr. Bėhet organizator i Grevės sė urisė nė Malme. Natėn e Vitit tė Ri 2000 kur njerėzit hanin e pinin gjėra tė zgjedhura, profesori me shokė luftonte mes jetės dhe vdekjes. E ē’farė mund tė jepte profesor Egriu mė shumė se jetėn e tij? Por jeta i duhej akoma se punė tė tjera tė mėdha e prisnin pėrpara.

26 - 27 Nėntor 2001. Nė Prizrenin historik, nė Prizrenin e kongreseve, kuvendeve tė mėdha mblidhet Lidhja Shqiptare nė Botėrore. 1600 delegatė qė nga Australija e largėt, Amerika, Europa e nga trojet amtare, miratuan njėzėri Platformėn e bashkimit kombėtar nė paqė e pėr paqė. Tė forcohet uniteti kombėtar e tė kėrkohen tė drejtat e liritė e nėpėrkėmbura shqiptare. Fjala e kryetarit Kuzhnini pasohet nga shumė tė tjera. Profesor Egriu vinte nė cilėsinė e kryetarit tė L Sh B – sė pėr vendet skandinave si dhe ishte nė Kryesinė e punės sė Kongresit. Fjala e tij pritet me nderim e respekt tė veēantė. Pjesėmarrėsit mendojnė se ėshtė koha pėr njė Institut shqiptar tė studimeve gjeostrategjike, abetare dhe histori tė pėrgjithshme kombėtare. Ishin kėto delegatė pėrfaqėsues tė rreth 15 miljon shqiptarve kudo nė botė qė duket se po rizgjohen nga koma.

Nė krah tė profesor Egriut, e shoqja e tij Mensure, alias Meska, njė grua akoma simpatike edhepse mosha bėn tė sajėn. Njė miku im teolog, emrin e saj e pėrkthen si ndihmėtare. Vėrtet e tillė ka qenė zonja e tij fisnike duke mbėshtetur mė se 45 vjet rrjesht punėn titanike tė profesorit. Ato janė bashkė, kanė dhe katėr djem tė mrekullueshėm qė punojnė nė biznese serioze e tė ndershme duke u pėrpjekur ta ēojnė mė tej punėn e babait tė tyre. Nė veēanti, fjalė miradie, profesori shfaq pėr djalin e tij-Sazanin, i cili gjithmonė iu gjėnd pranė gjatė spikerimit e qė dėgjuesit nė Suedi e SH B A, pėr shkak tė diksionit tė tij radiofonik e tė kėmbueshėm, ia dhėnė epitetin:-zė bilbili !

Profesori, me 3 mars ‚09 mbushi 70 vjet. Ndėr urimet e shumta qė i kanė ardhur nga tė katėr anėt e botės do tė veēonim atė tė letrarit, Beqir Elshani:
“ Ti je njė lumė dibran qė kurrė nuk ndalesh, dhe fare nuk do t’ia dish pėr stuhinė dhe rrebeshet. Sa mė shumė qė ka furtunė, aq mė shumė shkruan dhe ti, meqė nė zjarr njihet ari dhe nė erė valon flamuri kuq e zi. Atje ku ka revoltė, atje je dhe ti, atje ku ka fitore atje je dhe ti. Tė lumtė dhe dalsh faqebardhė“ !
Me respekt, Osman Xhili-shkrimtar
Maqellarė-Shqipėri, mars 2009 v.