TRI BESIME – NJĖ BESĖ ! - Aktuale.dk

TRI BESIME – NJĖ BESĖ !

Propaganda » TRI BESIME – NJĖ BESĖ !

Nga: Kadri Sherifi

Kujt i shkrepi tė na ndajė neve shqiptarėve nė tri kategori sipas besimit fetar: katolikė muslimanė, ortodoksė (sipas radhės alfabetike) pa menduar se pėrjashton shumicėn? Nėse patjetėr duhet tė ndahemi nė tresh, le tė ndahemi ndryshe me kusht qė tė bashkohemi prap nė fund tė kėtij shkrimi. Pra, tė provojmė pėr disa ēaste ndarjen si vijon: shqiptarėt, fetarėt dhe gėnjeshtarėt.

Tė parėt (shqiptarėt nė kuptimin fetar qė nga Vaso Pashė Shkodrani e kėndej) pėr hir tė bashkimit kombėtar, nuk kanė nevojė pėr njė fe tjetėr pėveē shqiptarisė pėr tu lidhur me Zotin. Njerėzit e kėtij soji i duan tė gjitha fetė nėsoj dhe mu pėr kėtė arėsye nuk futen nė njėrėn pėr tė mos i bėrė konkurrencė tjetrės. Besojnė se Zoti i do ata mu kėshtu. Ēka ėshtė mė e keqja, ata mendojnė se janė imazhi i vetė Zotit sepse Zoti i do pikėrsiht tė gjitha fetė njėsoj.

Tė dytėt janė fetarėt. Ata besojnė se duhet tė bėjnė pjesė nė njė fe. Vetėm njė. Ta mbrojnė atė (Nga kush? Nga ēka?) Sipas tyre, e gjithė dituria: ekonomia, dietetika, seksologjia, lekologjia, eurologjia, dollarologjia... e kanė ēelėsin nė librin e tyre tė shejtė. Disa, nganjėherė, shprehen nė gjuhė tė huaja pėr arėsye misticiteti e jo pse kanė nėnēmim ndaj gjuhės shqipe! Zoti na ruajtė! Tė flasim nga del shpirti, edhe kur shprehen shqip ėshtė pak vėshtirė t'iu kapet mendimi nga filli ose nga bishti: Fetarėt, jo vetėm se besojnė se nė atė qė besojnė ėshtė e vėrtetė por janė tė bindur se ēka besojnė se ėshtė e vėrtetė, ėshtė me tė vėrtetė e vėrtetė...

Tė tretėt janė tė vertetėt. Do tė thotė: gėnjeshtarė tė vėrtetė. Ata, pėr tė mos shokuar fetarėt, paraqiten se kanė fe. Pėr tė mos shokuar tjetrin paraqiten ndryshe. Pastaj, kur mėsohen tė gėnjejnė nė lidhje me fenė, ose pėr shak tė paqes dhe altruizmit, vazhdojnė tė gėnjejnė edhe pėr gjėra tė tjera: tė gėnjejnė shkurt e shqip. Simpatia ndaj tyre rritet e rritet sepse njerėzit e shohin veten e tyre nė ta dhe sikur sigurohen, sikur prehen... Nė kėtė mėnyrė formohet kategoria e pazėvendėsueshme pa tė cilėn jeta ėshtė e pamundshme. Pa gėnjeshtarėt, kush do tė na udhėhiqte, kush do tė na ushqente, kusht do tė na donte, kush do tė na dashuronte...?

Dikush mund tė thotė se nuk kemi aq shumė gėnjeshtarė sepse e kemi besėn tradicionale apo fjalėn e nderit e cila na dallon nė botė si popull qe shumė shekuj. Mu kjo dukuri ėshtė shumė shqetėsuese! Tipari dominant i identitetit tonė i paska rrėnjėt thellė nė histori! Besa jonė tradicionale e konfirmon kėtė gjė! Ai qė nuk gėnjen nuk nevoje tė betohet, as tė bėjė be, as tė japė besėn. Besa ėshtė pėrdorur ose pėr ta mbuluar (dyfishuar!!) gėnjeshtrėn ose si ilaē kundėr gėnjeshtrės mu si aspirina kundėr dhimbjes sė kokės. Kush pėrdor aspirina kur nuk ka dhimbje koke? Imagjinoni sot komercializimin e njė lloj pilule me markėn "Besa" pėr tė shėruar popullatėn. Sa uzina do tė nevojiteshin anė e mbanė Arbėrsiė? Ēdo sektor tjetėr do tė paralizohej. Imagjinoni turma tė tėra punonjėsish nė pushim mjeksor. Ndėrkohė, kush do tė punonte, kush do tė na edukonte, kush do tė na donte, kush do tė shkruante, kush do tė paguante pėr bashkėsitė fetare...?

Sikur na impresionuan pak tepėr gėnjeshtarėt dhe i lamė nėn hije fetarėt. Kur themi "fetarėt", tė merremi vesh se ėshtė fjala pėr tė gjitha fetė pa pėrjashtim. Fundi i fundit, tek ne nuk ka fe dominante. Si mund tė ketė fe dominante tek shqiptarėt kur tė tri fetė sė bashku pėrbėjnė njė minoritet? Thėnė nga zemra, ėshtė mėkat tė qahemi me fetarėt shqiptarė e sidomos ndaj shprehjes se respektit ndėrfetar me tė cilin na nderojnė nė botė. A e dini ēka thonė disa fetarė shqiptarė me ata altoparlantėt e vjetėr disa herė nė ditė nė njė gjuhė tė huaj? Pėrkthimi i saktė fjalė pėr fjalė ėshtė ky: "Mos flisni keq pėr fetė tjera sepse ka rrezik se dikush u beson thėnjeve tuaja! Njė fe vlen atė qė besimtarėt e saj thonė pėr fetė tjera!"

Sa u pėrket altoparlantėve tė kėqinj (bėhet fjalė pėr cilėsinė e keqe tė altoparlantėve) kjo formė e shprehjes nuk ėshtė e detyruar fare nė fenė e cila shprehet nė kėtė formė sepse altoparlantėt nuk kanė egzistuar kur ėshtė shpikur ajo. Ėshtė vetėm aspekti "reklamė" i fesė. Pėrkundrazi, kjo praktikė mund tė ketė efekt negativ, sidomos te gėnjeshtarėt shqiptarė tė cilėt gėnjejnė gjithashtu se janė gjeografikisht nė Evropė, se zhurma e keqe mund tė pengojė qetėsinė dhe paqen e qytetarėve (sikur qytetarėt tė kishin rėndėsi nė krahasim me fenė!) se gjuha shqipe nuk respektohet edhepse ėshtė zyrtare... e gėnjeshtra tė tilla pa asnjė kuptim! Padrejtėsisht, egziston rreziku qė gėnjeshtarėt tė hidhėrohen e tė anėtarėsohen sheshit nė fenė shqiptare dhe tė mos i paguajnė mė kurrė anėtarėsinė fesė fetare vetėm e vetėm pėr t'iu ulur volumin atyre krr, krrr, krrrr... tė altoparlantėve. Ēka presin? Feja nuk ka nevojė as pėr anėtarėsim as pėr anėtarė tė cilėt kanė mė tė voglin dyshim nė praktikat e saj perfekte!

Tani, ēka u nda duhet tė bashkohet, siē u premtua nė fillim. Mixha Ramė i bekoftė tė gjithė sė bashku pa dallim: shqiptarėt, fetarėt dhe gėnjeshtarėt! Thėnja: "Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria" ėshtė bėrė motoja jonė zyrtare e cila na pėrfaqėson si komb nė botė. Ajo ėshtė bashkuese dhe gjithėpėrfshirėse pa pasur nevojė pėr altoparlant as daulle. Nė dukje tė parė, sikur kjo thėnje e favorizon njė ēikė kategorinė e parė, do tė thotė, shqiptarėt. Mirėpo, mendoni pak dhe bėni ndėrlidhjen duke e prekur rradaken para se tė kėrceni nė pėrfundim: Edhe fetarėt janė shqiptarė, sė paku aq sa janė gėnjeshtarėt fetarė.

KadriSherifi.com

Autori ėshtė konkurrues pėr Ēmimin vjetor "Rexhai Surroi" me romanin "Arbėresha".

Solli pėr aktuale - Ajet Nuro