Kujtesė pėrmes bisedės:
-Dibranėt nė tytėn e topit!
Lugina e Udovės ishte hambar i Dibrės!
89-vjetori i lindjes sė Xha Tefik Mulla-Rexhės.
Tė gjithė e njohin Xha Tefikun, tė moshuar e tė rinj.
Eshtė i afėrt, i zgjuar, gojėmbėl dhe me secilin don tė bisedojė. Ai, me kėrluk nė dorė, ashtu i krusur e i lodhur nga bara e rėndė e jetės, me plis tė bardhė si bora mbi kokė; njė ditė tė bukur vjeshte, tek Klubi i Pensionereve, e shoh ulur nė njė karrige dhe desha takoj, sepse, se kisha pa mė se dy dekada. Iu ofrova pranė dhe e pyeta: -A mė njeh Mixha Tefik, djali i kujt jam?
Xha Tefik Mulla-Rexha -Aq i freskėt ishte saqė menjėherė iu kujtova e tha:
-Po! -Ti je djali i Arifit dhe emrin e ke Ibrahim. -Zėrin ta kam dėgjuar pėrmes valėve tė radios, kur isha nė SH B A, por qė moti stė kam pa. E pėrqafova ngrohtė e mė tha:
-Ku gjėndesh tani ? -I rrėfeva, mė tepėr se 20 vjet jetoj e punoj nė Suedi. Tani jam penzioner dhe, dhashtė Zoti qė pjesėn tjetėr tė jetės sime ta kaloj nė vendlindje.
-Sa vjet i ke, Xha Tefik?
Kam lindur nė shkurt tė vitit 1918, nė Sheherin e Dibrės, tė Suf Xhelilit dhe Iljas Pashė Qokut, tė Seit Najdenit e Ramis Dacit dhe tė shumė trimave heronj qė ranė fli pėr vatan. -Nė shkurt i mbush plot 89 vjet. Gjatė bisedės me tė, mė habiti freskia dhe memoria e tij e fortė, sepse ēdo ngjarje e ndodhi e kish rregjistruar ne mendje, ndaj kisha dėshirė tė zhurritur qė ta dėgjoj duke folur Xha Tefikun, tė cilin dhe para dy dekada me vemendje tė madhe e dėgjonim kur fliste nėpėr dhoma e ndeje.
Smė harrohet Mbrėmja e vitit 83, nė njė Odė plot burra nė Dibėr kur zhvillohej bisedė rreth mallrave dhe produkteve tė importuara nga jasht. Ai, pa fijen e drojės dhe nė kohėn e monizmit thoshte:
-Malli i gjermanit ėshtė mė kualitativ se ēdo mall tjetėr i Evropės Lindore. Mandej vazhdoi: - Njė traktor gjermani tėrhek sa shtatė traktor tė rusit. Tė gjithė qeshnim! -Pra, ai gjithmonė adhuronte Perėndimin dhe SH B A. Ndaj, desha qė ta takoj e tė flas me tė.
-Ku i ke shokėt dhe moshatrėt e tu, Mixha Tefik ?
Tė gjithė kanė vdekur, kam ngelur kėrcu i vetėm. Mandej ofshani:
Eh, Dibėr-Dibėr, si ishe dhe si ke mbetur shkretė ! -A e sheh Sheherin tonė, si ishte dhe si ėshtė tani?! Mė tepėr se dymbėdhjetėmijė dibranė janė shpėrngulur nė Amerikė. Qė nga viti 1913, pas shkėputjes sė Dibrės nga trungu Amė, mijera dibranė u shpėrngulėn nė Tiranė, mijėra tė tjerė nė Shkup e Turqi. Tani, sipas statistikės zyrtare, nė Dibėr me rrethinė jetojnė mbi 44% shqiptarė dhe mė tepėr se 34 % turq e tė tjerė. Pra, Dibra, zorra qorre e pushtetarėve sllav u shpraz. Rinia mori rrugėn e arratisė.-Vdiqėn pleqėt dhe dibranėt mė tė ditur, siē ishin:-Ramiz e Eqrem Begu, Qemal Agolli, Shemsi Hatipi e Jonuz Majtara, Dr. Burhan Pasholli, Hafus-Uke Dovolani, mandej mėsuesit e pare pishtarė tė arsimit: -Esat Menzelxhiu, Fetah Hajdini, Medat Cami, Abdi Begu, Irfan Oruēi, Mojsi Lutfiu dhe shumė tė tjerė.
Po, e vėrtetė ėshtė se Dibra gjithmonė ka qenė ferrė nė sy tek shovenistėt sllav qė nė kohėn e ish Jugosllavisė. Ja njė shembėll, Xha Tefik, kur unė vetė, ne maj u mbushen 40 vjet, kur nga goja e funksionarėve mė tė lartė shovenist, maqedonomėdhenj dėgjova me veshėt e miJ:-
"Dibranėt nė tytėn e topit" dhe "Dibra zorra qorre e ish Jugosllavisė".
Mė trego, mė trego !
Ishte data 25 maj 1966. Ato vite punoja si arsimtar nė Skudrinjė. Po atė ditė zhvillohej ndeshja finale nė mes Realit tė Spanjės dhe Partizanit tė Beogradit. Si tifos i sportit isha i interesuar ta shikoj atė finale pėrmes rrjetit televiziv. Nė vendin tė quajtur Ura e Boshkut (Boshtit), qė gjėndet 10 km. larg Dibrės, nė ēdo ēast prisja tė kalojė ndonjėfarė automjeti. Skaloi gjatė kohė dhe pėr njė ēast u duk njė limuzinė e re e tipit "Mercedes".
-U ndal dhe nė gjuhėn maqedone mė pyetėn:-Pėr ku udhėtoni ? U tregova dhe, pasi kuptuan se e flas gramatikisht gjuhėn e tyre, menduan se jam "maqedon", u ēliruan dhe mė pranuan brenda. Akoma pa u mbushė mirė me frymė, ia nisėn bisedės.
I pari:-Po si jetoni ju maqedonėt me ata shqiptarė nė Dibėr?!
Mirė, fare mirė, tregojnė kujdes tė veēantė dhe janė tepėr fisnik.
Ēfarė fisnikėrie, unė tė jem i vrasi tė gjithė me radhė, ia priti i dyti, manej vazhdoi: -Si nuk e kaploi tėrmeti Dibrėn mė 1963, por Shkupin? Nė ato ēaste disa djersė tė ftohta ma kapluan trupin. Ah, thoja me vedi, tė kem njė automat e ti shpartalloj, por pėrsėri e ruajta gjakftohtėsinė nga kureshtja qė tė mėsoj dhe mė tepėr se ēmendojnė pėr ne shqiptarėt.
Mandej, ndėrhyri i treti e tha: -S ka shqiptarė tė mirė nė Dibėr, pos dy personave funksionarė tė qytetit nė ato vite. Ata ishin pėr ne, sepse, siē i urdhėronim ne vepronin. Buxhetin qė e pėrcaktonim pėr ndėrtimin e Dibrės, na e kthenin, ashtu siē ua dėrgonim. Ja pra, pėr ta mund tė flasim fjalė tė mira, kurse tė tjerėt lypset vėnė nė grykė tė topit !
Nė grykėn e topit, thoja me vedi dhe, parrulla " bashkim vėllazėrim " qė buēiste gjatė atyre viteve, mė mbeti nė fyt. Tė gjithė brohorisnin me ate parrullė, por aty-pėr aty kuptova se na ka rrėmbyer dallga, se ajo parrullė ishte njė maskė e burokracisė maqedone e serbomadhe dhe se ne shqiptarėt, pa dredha e intriga paskemi qenė tė mashtruar.-O Zot, o Zot !
I lumtė Kėrste Cėrvenkovskit, i cili nga Mavrova, rrugėn pėr Dibėr ua ka
lėne dibranėve vetėm se pesė metro tė ngushtė. Vazhdoi pėrsėri njėri prej tyre. Pra, qė tė tre funksionarėt shovinist e shfrehėn mllefin dhe urrejtjen e e tyre ndaj shqiptarėve dibranė dhe, porsa arritėm tek ēeshma e Udovės,1 km. larg Dibrės, e ndalėn limuzinėn, ma hapėn derėn e mė thanė:Ne do vazhdojmė rrugėn pėr nė Ohėr, kėtu mund tė zbresish !
Nė ato ēaste, derėn e makinės e mbaja me tė dy duart hapur dhe u drejtova plot nervozitet:-O shovenė, unė sjam sllav, por jam shqiptar!
Ēfarė funksionerė jeni ju qė i urreni kaq fort shqiptarėt ?!
Porsa kuptuan se u gjetėn nė kurth, me shpejtėsinė mė tė madhe, me derėn hapur, pa me mė dhanė kurfarė pėrgjigje, u zhdukėn. Ndėrsa unė ashtu i rrėxuar pėr tokė, nxorra blokun qė ta shėnoj numrin e makinės; por mė kot, sepse skisha se kujt t i ankohem, pos shokėve tė mij, tė cilėve ua rrėfeva rastin fill e pėr pe qė tė mėsojnė se ēfarė urrejtje ushqenin shovenistėt sllavo-maqedon dhe nė ato vite ndaj Kombit tonė.
Nė ato ēaste, Xha Tefikut, disa pika lotė filluan ti rrėshqasin zvarė nėpėr fėtyrė. Hofshani e tha: -Po, e vėrtetė ėshtė se "vėllazėrim-bashkimi" ka qenė vetėm farsė e mashtrim.
Po tani, porsa e pėrmende Udovėn, ma kujtove ate Luginė pjellore, qė ishte hambari i Dibrės. Nga ajo tokė pjellore me kanal ujitės, tė cilin, nė vitet e 50-ta na e bėri ish Kryetari i Komunės-Qif Lleshi, nxjerrnin bukėn e gojės mbarė qytetarėt dibranė. Kalliri i misrit rritej sa krahu. Nė Udovė e kisha tėrė pasurinė tokėsore -unė, babai yt i ndjerė e i nderuar -Arifi dhe tėrė qytetarėt dibranė.
Mė kujtohet viti 46 kur Arifi donte tia blejė parcelėn e tokės maqedonit, Tase Llazarit. Kėtė shit - blerje me dhunė desh ta pengojė H. Ē. pėrmes kėrcnimit, por babai yt i ndjerė e trim, pa fijėn e drojės, e bleu tokėn dhe iu pėrpėrgjegj:-Tu bėftė pushka top !
Por ēndodhi mė vonė me Luginėn e Udovės ?!
Nė vendin ku bashkoheshin Radika me lumin Dri, pushtetarėt maqedon, duke dashtė ta lėnė Dibrėn tonė kreshnike tė shkretuar, vendosėn ta ndėrtojnė Pendėn e liqenit, tek Ura e Spiles dhe ta pėrmbysin tėrė Luginėn pjellore tė Udovės. Vendimi pėr ndėrtimin e Pendės sė liqenit u mor mė62.
Gjithė dibranėt, me dėshprim tė papėrshkruar mėsuan pėr konfiskimin dhe pėrmbysjen e tokave tė tyre.
Pushtetarėt maqedon na e morėn bukėn e gojės!-Ndėrsa pėr damshpėrblim na dhėnė nga 10 mijė dinarė, shumė, e cila aspak spėrkonte me vlerėn e parcelave tona tokėsore. Ish Kryetari i Komunės sė Dibrės, i ndjeri Abdyl Vojnika, kėrkoi nga Kuvendi i qytetit qė tė dėrgohet njė Delegacion tek ish Presidenti Tito, qė t'i ankohemi rreth padrejtėsive qė u bėehshin qytetarėve dibran me rasin e konfiskimit tė pasurive tokėsore. Nė ate Delegacion mora pjesė dhe unė, tha Xha Tefiku, por pėr fat tė keq, pėrgjigja e Komisionit pėr ankesa ishte: -Ne s'kemi tė drejtė tė ndėrhyjmė nė vendime qė i miratojnė kuvendet republikane. Keshtu vepronin pushtetaret sllav, tha ai. Sme harrohet biseda me Xha Tefikun!
Malme-Suedi, janar07-Ibrahim Egriu