Intervistė me Ismaili Arsllanin - Aktuale.dk

Intervistė me Ismaili Arsllanin

Intervista » Intervistė me Ismaili Arsllanin

Intervistuan: Hana Ibraimi dhe Amir Deari



“Aktuale”: Shkollimi juaj?

Ismaili Arsllani: Kam qenė ndėr tė parėt qė kam ndjekur normalen e parė nė Tetovė. Kam kryer gjuhe dhe letėrsi shqipe nė fakultetin Filologjik tė Univerzitetit “ Shėn Cirili dhe Metodi “, si dhe Akademinė Pedagogjike, dega e artit figurativ nė Shkup.


“Aktuale”: Prej kur keni filluar tė mereni me shkrime?

Ismaili Arsllani: Ju them tė drejtėn un qė kur kam qenė student, kam pasur pasion tė shkruaj dhe cdo herė kur shkuaja ndjehesha shum mirė, edhe pėr kėtė arsye menjiher pas mbarimit tė fakulteti fillova tė shkruaj ku fillimisht u angazhova nė vitin 1973-1976 ku tė njejtėn kohė kam qenė redaktor nė qendrėn pėr informim dhe veprimtari botuese “Pollog” nė Tetovė.


“Aktuale”: Cka ju solli vitit 1976?

Ismaili Arsllani: Kėtė vit bėra ndrimin e vendit tė punės, qė nėnkupton se kam punuar pėr gazetėn Rilindja , ku pėr njizet vite radhazi isha komentues pėr Rilindjen nga Tetova, me cė rast raportoja tė gjitha ngjarjet qe ndodhnin nė kėtė nėnqiell,e cila zgjati deri nė vitin 2001.Nė kėtė periudhė kohore pej dy dekada e gjysėm, kam pasur njė punė me nji pėrgjegjėsi shum tė madhe pėr shkak tė ndryshimeve qė shkaktoheshin nė shoqėrinė tonė sidomos nė dy dekadat e fundit, ku pėr shqiparėt ishte jetė apo vdekje.
Gjatė vitit 2001-2003 isha korrespondent nga Tetova pėr tė pėrditėshmen “ Koha Ditore “ e Prishtinės ndėrsa pej vitit 2003 deri nė vitin 2004 kam qenė kordinatorė i zyrės sė korespodentėve tė “ Flakės” nė Tetovė. Gjatė viteve 2005-2006 kam qenė gazetarė dhe redaktor i tė pėrditėshmes “ Lajm” botim nė Shkup.


“Aktuale”: Kam informata pėr botimin e nji libri, tė botuar nga ju?

Ismaili Arsllani: Po ėshtė e vėrtetė se kam botuar njė libėr, i cili mė 17 shkurt tė kėtij viti doli nga shtypi, libri titullohet “Distinktivi Tetovar “ .


“Aktuale”: Si lindi ideja pėr tė bouar librin?

Ismaili Arsllani: Angazhimi im nė Lajm, si gazetarė mu imponua tė shkruaj reth personaliteteve tė njohura tė Tetovės tė cilėt kan qėnė sakrificė pėr popullin. Kėto botime ishin tė njėpasnjėshme kėshtu qė u grumbullua njė material i mirfilltė prej 60 – 70 faqe. Mė pas kėtė material e pėrpilova mirė dhe mė nė fund u kompletua libri i posadalur nga shtypi.


“Aktuale”: Titulli I librit ėshtė provokues?

Ismaili Arsllani: Nuk e di se sa do tė jem i drejtė por besoj se kėtė libėr, lexuesit mė sė miri do tė munden qė ta komentojnė. Shtytja ime nė kėtė drejtim, ishte pikėrisht e pėrqėndruar nė kontributin dhe sakrificat qė bėnė njerėzit e shquar tė Tetovės dhe rethinės sė sajė.


“Aktuale”: Pse synuat kah Tetova?

Ismaili Arsllani: Jo qė jam vetė Tetovarė, nuk dua tė jemė lokalist, sepse njerėz tė kėtillė kan edhe trevat tjera, pėr tė cilėt meritohet tė shkruhet, por unė u gjeta nė mesin e njerėzve tė cilėt nė kujtesėn e tyre ruanin dhe kujtonin me xhelozi personalitetet e shquara tė Tetovės.


“Aktuale”: Cilat janė mbėshtetjet finansiare pėr librin nė fjalė?

Ismaili Arsllani: Dihet se sot nė kėtė kohė, tė pa kohė, vėshtirė tja dalish nė krye finansiare, sidomos kur ėshtė fjala “botim libri “.Kam shpresuar shum nė institucionet shtetore sidomos nė ministrinė e kulturės, ku do tė gjejė mbėshtetjen, por njė gjė e tille nuk ndodhi, ndoshta pėr arsye tė mos pėrcaktimit tim partiak. Jam shum i falenderuar nga tre ndėrmarjet e njohura “Kompaninė Ecolog- international”, Ndėrmarja”Magalb Kifer” edhe firmėn “Korona AA” Tetovė. Tė cilėt sollėn nė dritė deri te lexuesi personalitetet e njohura tė trevės Tetovare.


“Aktuale”: Cili ėshtė mesazhi juaj nė kėtė libėr.

Ismaili Arsllani: Ky libėr na mundėson ta njohim nji pjesė tė sė kaluarės me figurat grandioze tė popullit shqiptarė, duke filluar nga Gjer Kastrioti-Skėndėrbeu e ėma e tė cilit ėshtė pikėrisht nga fshati Gradec i Gostivarit, mė pas kemi personalitetin e shquar historik i kėsaj zone Dervish Cara i cili nė vitin 1844 organizoi kryengritjen antiosmane, duke u vėnė nė krye tė ushtarėve tė vetė. Njė vend tė konsiderueshėm nė librin e lartė pėrmendur i kushtohet personalitetit tė Mehmet Pashė Derallės, i cili nė qeverinė e Ismail Qemalit nė vitin 1912 ishte ministėr i mbrojtjes. Nė kėtė libėr pėrfshihen personalitetet e hapsirės sonė tė periudhės sė para luftės sė dytė botrore dhe pas periudhės sė pas luftes tė cilat hasen nė kaptinat e kėtij libri.

Personalitetet e paraqitura nė kėtė vepėr kryesisht kanė qenė intelektual tė dalluar tė cilėt janė shkolluar nė qendra tė ndryshme univerzitare si nė Shkup, Beograd, Vienė, Stamboll etj. Veprimtarija e tyre atdhetare ka qenė kryesisht e pėrqėndruar nė mbrojtjen dhe tė drejtat themelore tė popullit shqiptarė. Kėto pėrsonalitete janė nėpėrkėmbur dhe duskriminuar nga ish regjimi komunist jugosllav tė cilėt janė torturuar, persekutuar e disa prej tyre edhe jan egzekutuar.Mendoj se ishin mjaft tė dhėna e pjesėn tjetėr ia lėmė ta zbulojė vetė lexuesi.